Plani i ATK-së për përdoruesit e Bitcoin
Autori: Gazeta inFokus
10:32 | 17 March 2018
Përdorimi i monedhave virtuale në botë, ka bërë që të zgjoi interesim të madh edhe tek kosovarët. Kohëve të fundit janë disa qytetarë të cilët po përdorin forma të ndryshme të biznesit me një veprimtari që konsiderohet ilegale nga Administrata Tatimore e Kosovës.
Pra, bëhet fjalë për monedhat e kriptovalutës ( njohur për opionionin më shumë si Bitcoin).
Në një përgjigje për “Indeksonline”, Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi Sefa ka treguar se të gjitha kompanitë apo bizneset që kryejnë veprimtari ekonomike në Kosovë janë të obliguara që të deklarojnë dhe njëkohësisht të paguajnë tatimet.
Sipas saj, të njëjtit këtë duhet ta bëjnë duke u bazuar gjithnjë në Legjislacionin Tatimor.
“ATK i ka njoftuar me kohët gjithë personat që krijojnë të ardhura nga ky sektor, se janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë Tatimin në të Ardhura, si dhe të gjitha ata persona dhe kompani të cilët kanë investuar në këtë sektor duhet të deklarojnë dhe paguajnë të ardhurat e tyre kapitale”, ka thënë Bytyqi-Sefa.
Tutje, ajo ka shtuar se ky institucion financiar ka zhvilluar shumë aktivitete për sektorin e kriptovalutave. Sipas saj, ATK është duke i grumbulluar të dhënat, në mënyrë që më pas të shihet se sa janë duke ju përgjigjur këta persona obligimeve tatimore.
“Legjislacioni Tatimore parasheh që të gjitha personat apo kompanitë të cilat krijojnë të ardhura duhet të tatimohen, për pjesën tjetër-nëse janë legale apo jo janë institucionet tjera që e trajtojnë këtë pjesë”, ka përfunduar ajo.
Ndryshe, kohën e fundit sipas raportimeve ndërkombëtare çmimi i një njësie të monedhës virtuale, Bitcoin është rritur në 14 mijë dollar amerikanë.

T� tjera
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...
































