Fuqitë evropiane propozojnë sanksione kundër Iranit
Autori: Gazeta inFokus
23:28 | 16 Mars 2018
Britania, Franca dhe Gjermania i kanë propozuar Bashkimit Evropian sanksione kundër Iranit, që lidhen me programin e tij me raketa balistike dhe me rolin e tij në luftën e Sirisë, thuhet në një dokument që ka parë Reuters.
Sipas kësaj agjencie të lajmeve, ky dokument mund të ketë qëllim të përmbushë kërkesat e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ta mbajë atë “të përkushtuar” ndaj marrëveshjes bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore.
Trump ka kërcënuar më herët se do të tërhiqet nga kjo marrëveshje.
Reuters, duke cituar dy njerëz të afërt me çështjen, tha se dokumenti është dërguar në kryeqytetet e BE-së më 16 mars për të matur nivelin e mbështetjes për sanksione të reja.
Sipas rregullave të BE-së, të 28 vendet anëtare duhet të pajtohen për sanksione të tilla.
Dokumenti po ashtu thotë se Britania, Franca dhe Gjermania janë të përfshira në “bisedime intensive me administratën Trump për të arritur riafirmim të qartë dhe të qëndrueshëm të mbështetjes amerikane për marrëveshjen bërthamore pas 12 majit”.
Trump ka kërcënuar se do ta tërheqë SHBA-në nga marrëveshja nëse aleatët evropianë dhe Kongresi amerikan nuk pajtohen deri më 12 maj për të rregulluar, siç ka thënë ai, “të metat katastrofike” në marrëveshje.
Me këtë marrëveshje, që është arritur në vitin 2015, Irani është dakorduar të frenojë aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
Trump thotë se Teherani e ka shkelur “frymën” e marrëveshjes bërthamore dhe se përdor programin e tij të raketave balistike për të vazhduar zhvillimin e armëve bërthamore.
Irani ka thënë se nëse SHBA tërhiqet nga marrëveshja, edhe ai do të tërhiqet.

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...































