Beqa i PDK-së: Ju tregoj pse ndodhi përleshja me deputetët e Vetëvendosjes
Autori: Gazeta inFokus
23:16 | 16 Mars 2018
Deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës janë përfshirë në një përleshje fizike dhe verbale gjatë seancës së sotme parlamentare lidhur me rastin e Astrit Deharit.
Mirëpo, kjo situatë erdhi kur ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha mori fjalën e saj në foltoren e Kuvendit.
Deputetët e VV-së e akuzuan Hoxhen se në kohën kur ajo udhëhiqte dikasterin e Drejtësisë ka pasur faj kur ndërroi jetë në burg Astrit Dehari. Me këtë rast, të njëjtit tentuan që me veprime të ndryshme ta pengonin fjalimin e saj.
Në një prononcim për “Indeksonline”, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka treguar se cila ishte arsye e kësaj përleshje të këtyre deputetëve.
Sipas tij, disa deputetë të VV-së penguan fjalimin e deputetëve të PDK-së. Për këta të fundit ishte e papranueshme kjo situate.
“Ka qenë një sjellje e pa pjekur e disa deputetëve jo të gjithëve, pra disa nga Vetëvendosja realisht deputetët e pengojshin se kush folke nga radhët e PDK-së në këtë rast po foli, znj, Hadergjonaj , Ministrja, Dhurata Hoxha.
Ishte në një situatë e papranueshme kurse në momentin kur tentuan ta ndalojnë ministren e Integrimit për të folur ajo është ishte njëfarë tensioni apo provokim nga disa deputetë të tyre por nuk ka pasur diçka serioze”, është shprehur Beqaj.
Më tej, deputeti i PDK-së shton se qëllimin kryesorë të kësaj situate e kanë pasur dy-tre deputet të partisë së Albin Kurtit. Beqaj tregon se a ka eskaluar më tej gjendja e tensionuar.
“Gjendja pastaj është kthyer gjithçka në normalitet ajo për mua ka qenë një lloj në kuptimin si për mos me qenë të interesuar me zbardhë rastin e z.Astrit Dehari edhe pse vet kanë thirrë interpelancën ata me këto sjellje tregojnë pasqyrën politike sepse parlamenti është arenë për me përfaqësu në mënyrë intelektuale, profesionale dhe ligjore secili me i shpreh qëndrimet, programet dhe pozitat ose alternativat e jo me kriju situate të tillë.
Unë mendojë që dy- tre deputet nga Vetëvendosja kanë tentuar ta tensionojnë situatën por ka qenë çdo gjë në kontroll dhe s’ka pasur diçka që ka eskalu”, ka përfunduar ai.
Ndryshe, pas kësaj përleshje, LDK vendosi që në këtë debat të abstenojë, kjo bëri që edhe votimi për mocionin e VV-së të dështoi pasi që nuk pati kourum në sallë.

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...




































