Lajme

Pheniani do të ketë një të ardhme të mirë, nëse ndjek rrugën e duhur

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 16 Mars 2018

Koreja e Veriut do të ketë një të ardhme më të mirë, nëse ndjek rrugën e duhur drejt denuklearizimit të saj, vlerësuan sot presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij koreanojugor, Moon Jae In, gjatë një bisede telefonike, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti i SHBA-së ripërsëriti qëllimin e tij për t’u takuar me kreun koreanoverior Kim Jong Un në fund të muajit maj dhe shprehu, bashkë me Moon Jae In, optimizëm të kujdesshëm mbi zhvillimet e fundit”, sipas Shtëpisë së Bardhë.Dy liderët, që do të takojnë Kim Jon Un, përmendën përpjekjet që po zhvillohen për të përgatitur kontaktet e tyre të ardhshme me Korenë e Veriut.

“Ata theksuan rëndësinë për të nxjerrë mësime nga gabimet e së kaluarës dhe janë angazhuar që të mbajnë një koordinim të ngushtë, një presion maksimal mbi regjimin koreanoverior”, shtoi presidenca amerikane.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy