Lajme

Hoxha: Baba a i dërgon aktivistët drejt vetëvrasjes

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 16 March 2018

Në momentin kur doli në foltore ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha nisën përsëri trokitjet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje me qëllim që ta pengojnë fjalim e saj, por ajo vazhdoi duke thënë se është angazhuar për zgjedhjen e Astrit Deharit me të gjitha kompetencat e saj.

Hoxha iu drejtua kreut të VV-së, Albin Kurti duke i thënë se duke kërkuar shkarkimin e saj po mundohet ta pastrojë ndërgjegjen e tij.Ajo vazhdoi me akuza ndaj Kurtit duke i thënë se si rrini i qetë kur të ndjerin Astrit Dehari nuk e kanë lejuar që të takohet me familjen e tij pa prezencën e Kurtit.

“Zotëri Kurti në vend që të kërkoni shkarkimin tim e të tentoni të pastroni ndërgjegjen duke u bërë kinse i zhurmshëm për këtë çështje thërrisni ndërgjegjes tuaj dhe tregoni qytetarëve tuaj si mund të jeni i qetë ju kur jeni ju ata që kurrë nuk e keni lejuar të ndjerin të takohet vetëm me familjen e tij pa prezencën tuaj, si mund të vazhdoni ju të udhëhiqni një parti politike ku vetëvrasja e aktivistëve nuk ka ndodhur vetëm njëherë, nëse po kërkoni shkarkimin tim për vetëvrasjen e të ndjerit Astrit ku do ta kërkoni kurbanin për vetëvrasjen e vëllait të Astritit, si nuk iu vije turp të akuzoni pa bazë dhe nuk i tregoni qytetarëve çka ju keni bërë që dy vëllezër aktivistë të partisë suaj kanë bërë vetëvrasje e tash më herët unë nuk e kam njohur më herët, nuk e kam takuar asnjëherë pse nuk i tregoni qytetarëve çka i keni thënë të ndjerit që e keni bërë të ndjehet aq keq që është dëshmuar me disa shkrime që rrodhën edhe nga ditari që dolën në media, ju jeni të vetmit që e keni takuar vazhdimisht në qendrën e paraburgimit”, tha Hoxha. Në fjalën e saj ministrja e Integrimeve Evropiane e cila në kohën kur u gjet i vdekur Astrit Dehari ishte ministre e Drejtësisë iu drejtua Albin Kurtit duke i thënë se jo rastësisht e quajnë ‘Baba’. “…ju nuk e keni lejuar familjen të ketë mendim të vetin siç nuk e lejoni askënd në partin tuaj, prandaj edhe po iu quajnë baba, po zotëri Kurti baba a dërgon aktivistë drej vetëvrasjes përveç nëse e keni keqkuptuar rolin”, tha Hoxha.

-Advertisement-

I tërë fjalimi i ministres Hoxha është përshkuar me zhurmë nga deputetët e VV-së dhe ata të GPD-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera