Fëmijë të ‘punësuar’ për të ndihmuar familjen
Autori: Gazeta inFokus
12:43 | 14 Mars 2018
Fatima është 14-vjeçare. Ajo jeton në Fushë Kosovë dhe i përket komunitetit rom. Ka mbaruar klasën e pestë dhe më pas nuk e ka vazhduar shkollimin. Ndonëse ende fëmijë, ajo punon shtatë ditë në javë, duke kaluar edhe nga 15 orë në ditë nëpër udhëkryqet e rrugëve, duke pastruar xhamat e veturave.
Ajo thotë se paratë e fituara i dërgon në shtëpi, ku jeton me familjen tetë anëtarëshe. Pas që është fëmija më i madh i familjes, thotë se obligohet të punojnë. Pavarësisht moshës, Fatimja e ndjen veten të rritur dhe jo fëmijë.
“Unë nuk jam fëmijë. I kam 14-vjet. Punoj edhe i fitoj deri në 10 euro në ditë. Puna që unë bëj është t’i pastroj xhamat e automjeteve. Gjitha të hollat që i fitoj i dërgoj në shtëpi. Jemi gjashtë fëmijë. Vetëm unë dhe babai punojmë. Babai mbledh shishe xhami edhe kanaçe të cilat i shet. Me paratë e fituara jetojmë”, thotë Fatima.
Fëmijë si Fatima që detyrohen të ndërpresin mësimin dhe angazhohen në punë, në Kosova ka mjaftë shumë. Ndërkaq te komuniteti rom, kjo dukuri është më e theksuar.
Organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, konsiderojnë se gjendja aktuale e respektimit të drejtave të fëmijëve është nën nivelin e dëshiruar.
Në Koalicionin e Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) thonë se janë të dhënat e fundit zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të cilat tregojnë për një gjendje jo të kënaqshme të të drejtave të fëmijëve në përgjithësi në Kosovë.
Sipas të dhënave që posedojnë, mbi 10 për qind e fëmijëve në Kosovë janë të përfshirë në punë të rënda, derisa afër 7 për qind punojnë në kushte të rrezikshme. Kështu tha Klevis Vaqari nga KOMF për Radion Evropa e Lirë. Sipas saj, në indeksin që flet rreth mbrojtjes së fëmijës, të cilin e kanë publikuar gjatë këtij viti, është evidentuar se Qeveria ka bërë më së paku për këtë kategori.
Nëse bëhet një vlerësim apo pikëzim prej 0 deri në 1, që paraqesin minimum dhe maksimumin, përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për t’i mbrojtur këta fëmijë, ka thënë Vaqari, është 0.1 për qind.
“Kategoritë e fëmijëve që punojnë në rrugë janë më të cenueshmit. Jo vetëm që janë të abuzuar dhe mund të jenë viktima edhe të trafikimit, por ata përbëjnë një rrezik potencial për forma të ndryshme të abuzimit. Janë fëmijë të neglizhuar. Mund t’i shohim në orë të vona të natës, në të ftohtë, po ashtu në temperatura të larta gjatë verës ku vihen përballë një rreziku konstant, qoftë për shëndetin e tyre fizik, por edhe mendor. Gjithashtu mund të jenë pre ose viktima potenciale të abuzimit psikologjik fizik, por edhe seksual”, thotë Vaqari.
“Shumë pak është bërë për këta fëmijë, dhe shumë pak vazhdon të bëhet. Mungon secili shërbim institucional për të bërë tërheqjen e menjëhershme të tyre nga rruga”, theksoi ajo.
Në anën tjetër Lule Beka nga Organizata për Fëmijët pa Përkujdes Prindëror OFAP, e cila mbron fëmijët pa përkujdesje prindërore të keqtrajtuar dhe të abuzuar, thotë se misioni i tyre është që fëmijët pa përkujdesje prindërore e që punojnë punë të rënda, t’i identifikojnë dhe strehojnë nëpër familje.
Ndërkaq, për kategorinë e fëmijëve që jetojnë me prindër por detyrohen të punojnë, ajo thotë se organizata OFAP nuk merren me ta, pasi nuk është paraparë në program.
”Ne merremi me mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. Fëmijët e identifikuar papërkujdesje tashmë janë strehuar në familje strehuese. Ekipi ynë psiko-social, që përbëhet nga njerëz adekuat të fushave, punon me fëmijë. Aktualisht janë 42 familje që tashmë mbajnë fëmijë pa përkujdesje”, thotë Beka.
“Tash fëmijët që janë në strehim familjar nuk i lejojmë të punojnë, ata kanë jetë normale. Kur kërkohet ndihma për fëmijët, ne dërgojmë psikologë, pedagogë e të tjerë varësisht nga nevoja që kanë fëmijët”, nënvizoi Beka.
Sidoqoftë, Kosova vazhdon të mos ketë ligj për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Zyrtarë qeveritarë tashmë disa herë kanë deklaruar projektligji për mbrojtjen e fëmijëve, nga aspekti profesional është përfunduar dhe janë kryer të gjitha procedurat në aspektin institucional, por që pritet që të miratohet në Qeverinë e Kosovës.

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...






























