Djathtizmi dhe majtizmi ndër shqiptarët, është vetëm rrahagjoks!
Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 12 March 2018
Shkruan: Fadil Maloku
1. Gjeneza e diskursit majtist ose atij djathtist ka një histori të gjatë në kulturën e demokracisë dhe zhvillimit të filozofisë së historisë kapitaliste. Në pamundësi për t’i ndërtuar raportet dhe përvojën zhvillimore e emancipuese të kapitalizmit, në mentalitetin dhe etnopsikologjinë e shqiptarëve në përgjithësi, e posaçërisht atyre kosovarë, distingsioni sociologjik i të qenit “djathtist” dhe “majtist” në diskursin tonë jo vetëm politik, por as shkencor akoma nuk është bërë me skapelin e shkencave shoqërore, e sidomos asaj sociologjike.
2. Pra, është një deficit i llojit të vet shkencor sa i përket ndarjes dhe apostrofimit të asaj çka kuptojmë me “djathtizëm” dhe “majtizëm “ me logjikën politike kosovare. Shikuar me dioptrinë sociologjike, në kulturën dhe etnopsikologjinë e qytetarëve mesatarë kosovarë, pas gjithë përvojës me katër palë zgjedhje, tek ata akoma vërehet një hamendje, kur dikë e pyet se “A je djathtist ose majtist?”.
3. Po ashtu, edhe partitë aktuale politike që veprojnë dhe marrin pjesë në ritualin e pluralizmit, çka është edhe më interesant nuk i kanë të qarta caqet e tyre ideologjike. Dhe ky absurd duhet t’i adresohet kryesisht mosnjohjes ose herë-herë edhe paragjykimit që kanë njerëzit, mediet, po edhe ekspertët, sidomos ata të fushës sociologjike. Në fakt, adresimi kah djathtizmi ose kah majtizmi, në rastin tonë, është më tepër një “lojë” propagandimi se sa në esencë ndonjë përcaktim i logjikshëm, i natyrshëm dhe i gjeneruar mu nga nevojat sociale, ekonomike ose edhe politike.
4. Dhe tërë ky pështjellim, e pse jo edhe tërë kjo “garë” (akoma jo edhe me konotime histerike?!) lidhur me këto çështje në rastin e Kosovës, do thosha po bëhet ose po iniciohet pak a shumë edhe për shkak të përfitimeve mediatike,rrahjegjokseve për shkallë më të lartë të patriotizmit, por jo edhe rreshtimeve logjike dhe të natyrshme për t’i përfituar interesimet dhe pikësynimet e elektoratit, i cili, domosdoshmërish, ka nevojë ta dijë se kah po shkon emancipimi i tyre politik, ekonomik dhe ai social.
5. Një arsye e fuqishme për këtë mjegullim të këtillë ideologjik, social, politik, e sidomos ekonomik, duhet kërkuar pa dyshim edhe në mungesën e një shtresëzimi të fuqishëm sociale të shoqërisë kosovare. Në Kosovë, edhe sot e kësaj dite, kemi dy ekstreme ose dy paradokse të llojit të vet: në njërën anë kemi një klasë (një shtresë sociale), e cila është identifikuar si super e pasur (krahasimi gjithnjë bëhet me vetveten tonë) dhe ka lindur si pasojë e rrethanave shumë të dyshimta: lufta e ndodhur, kriminaliteti i shtuar publik, korrupsioni i identifikuar çka është shumë e keqe në institucionet të cilat janë të thirrura ta mbrojnë qytetarin nga kjo shëmti; dhe kemi klasën ( ose shtresën) tjetër me shumicën dërmuese të popullatës e identifikuar me shtresën e varfër sociale.
6. Duket që determinantet ekonomike, e sidomos ato sociale, në rastin e Kosovës do të bëhen “argumentet” më të qëndrueshme të përcaktimit ideologjik, ekonomik e social, lidhur me përkatësinë e partive politike. Dhe i gjithë ky proces gjenerues do të sistemohet me parametrat e mësipërm, ku sintagma “djathtizëm” dhe “ majtizëm” nuk do të prejudikohet më përmes interesave parciale, grupore e klanore, por, para së gjithash, do të bëhet një rrugëtim i natyrshëm dhe tejet logjik i përcaktimeve programore e kombëtare të shqiptareve.
7. Liritë ekonomike, pra edhe në rastin e Kosovës, do të jenë parakusht jo vetëm për vendosjen e demokracisë, por edhe për mbijetesën e saj. I gjithë ky proces lyp, pa mëdyshje, përmbylljen e pavarësimit, shtetndërtimit dhe instalimit te demokracisë, si vetëdije dhe institucion jo vetem social, e kulturor, por edhe sish moral.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...