Pritje me vite për nostrifikim të diplomave në MASHT
Autori: Gazeta inFokus 07:04 | 12 March 2018
Ka rreth dy vjet që 59-vjeçari Sejdi Sejdiu nga Gjakova është duke pritur për nostrifikimin e diplomës në Qendrën kombëtare për njohje të diplomave (NARIC Kosova) në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), shkruan sot “Koha Ditore”.
Më 22 prill të vitit 2016 i ka dorëzuar në këtë departament të gjitha dokumentet e kërkuara për nostrifikim të diplomës, por deri më tash nuk ka marrë asnjë përgjigje. Sejdiu është shumë i zhgënjyer me MASHT-in derisa paralajmëron se do t’i drejtohet edhe gjykatës për ta përshpejtuar këtë proces.
“Unë i kam dorëzuar të gjitha dokumentet ashtu siç kërkohet. Universiteti Evropian i Tiranës (UET), ku unë kam diplomuar, është i akredituar. Rektori i UET-së, Tonin Gjuraj, por edhe Ministria e Arsimit në Shqipëri më kanë thënë se atje është gjithçka në rregull, por që problemi është në Prishtinë. Unë vërtet nuk po e di se çfarë është duke ndodhur”, thotë Sejdiu.
Hera e fundit që ai iu ka drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të marrë informacione rreth nostrifikimit të diplomës ka qenë të premten e javës së shkuar. Sipas tij, zyrtarë të MASHT-it i kanë thënë se janë duke pritur disa përgjigje nga Shqipëria dhe sërish i është dashur të kthehej në Gjakovë pa kryer punë.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...