Si mund t’i hakmerret Britania Rusisë?
Autori: Gazeta inFokus
15:14 | 11 Mars 2018
Zyrtarët britanikë janë duke biseduar me aleatët amerikanë dhe ata evropianë për t’u koordinuar lidhur me masat hakmarrëse të cilat mund të zbatohen nëse vërtetohet se Moska është mbrapa helmimit të ish-spiunit rus, Segei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia, në Salisbury, kanë raportuar mediat britanike.
Gazeta The Times, ka thënë se kundërmasat mund të përfshijnë gjithçka, duke nisur nga bojkotimi i kampionatit të futbollit për Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi, deri të rritja e numrit të trupave të NATO-s, të vendosur në krahun lindor të aleancës ushtarake.
“Mundësi të shumta janë duke u diskutuar”, është cituar të ketë thënë një zyrtar britanik.
Hetimi lidhur me tentim-vrasjen e Skripal dhe vajzës së tij tani janë në ditën e shtatë
Zyrtarët kanë thënë se të dy janë “në gjendje kritike, por më stabile”, në një spital në Salisbury, pasi i janë ekspozuar një agjenti nervor.
The Times ka thënë se hakmarrja mund të përfshijë anulimin e pjesëmarrjes së politikanëve në organimin për Kupën e Botës, të planifikuar për 14 qershor deri më 15 korrik.
Ekipet e shteteve të tjera, që janë të kualifikuar për këtë ngjarje, siç janë Polonia, Australia dhe Japonia, mund të ftohen për t’iu bashkuar këtyre masave, i kanë thënë zyrtarët gazetës.
Ata po ashtu kanë thënë se masa të tjera mund të përfshijnë shtimin e focave të NATO-s në Evropën Lindore.
Rreth 4,000 trupa janë angazhuar në krahun lindor të aleancës, për të siguruar aleatët e rajonit që janë të shqetësuar nga lëvizjet agresive të politikës së Jashtme të Moskës.
Policia britanika duke ruajtuar zonën ku ka ndodhur incidenti në Salisbury.
Në të njëjtën kohë qeveria britanike ka mbajtur më 10 mars një tjetër takim të sigurisë së lartë, për të diskutuar sulmin me agjent nervor.
Sekretarja britanike për Punë të Brendshme, Amber Rudd, ka thënë pas takimit se ende është “shumë herët” për të thënë se kush ka qenë mbrapa sulmit, i cili po konsiderohet si tentim-vrasje.
Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, ka thënë se Britania mund të rrisë sanksionet kundër Rusisë, nëse gjen se Moska ka qenë e përfshirë.
Kremlini ka kundërshtuar çdo përfshirje duke i cilësuar raportimet e mediave britanike si histeri anti-ruse.
Më 10 mars, BBC ka raportur se hetuesit kanë gjetur gjurmë të agjentit nervor në një restorant, ku Skripal dhe vajza e tij kanë ngrënë para se të sëmureshin.
Personat e tjerë që kanë qenë duke ngrënë në restorant në po të njëjtën kohë nuk besohet të jenë ne rrezik, është thënë ndër të tjera në raportin e BBC-së.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
































