Lajme

Valdet Zeqiraj varroset sot në orën 14:00

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 06 Mars 2018

Valdet Zeqiraj, 27 vjeçar, i cili vuante nga sëmundja e kancerit ka ndërruar jetë gjatë orëve të hershme të mëngjesit të së dielës. Ai do të varroset sot në varrezat e fshatit Studenicë të Istogut.

27 vjeçari nga Istogu para dy javëve kishte shkuar në Turqi për të kërkuar shërim për sëmundjen nga e cila vuante tash e një kohë, kjo ngase sëmundja e tij nuk ishte e shërueshme në Kosovë.

Familja e tij ditë më parë nëpërmjet një postimi publik ka kërkuar nga qytetarët që ta ndihmojnë 27 vjeçarin me mjete financiare për shërim. I janë dashur më shumë se 130 mijë euro për shërim ndërkohë që nga Ministria e Shëndetësisë i janë ndarë vetëm 23 mijë euro.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy