Ekonomi

Stamm: Mos bëni reforma vetëm për BE-në , por për qëllimet e juaja

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 06 March 2018

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha sot se politikat ekonomike të Qeverisë kanë një qëllimin të qartë, largimin e pengesave për realizimin e potencialit ekonomik të Kosovës nga vet qytetarët e saj dhe bizneset.

Sipas Hamzës nga  20 masa të cilat janë ndërmarrë  në reforma tashmë janë përditësuar dhe kanë reflektuar në programin qeverisës.

Këto deklarata ministri i Financave i ka bërë  në takimin e koordinatorëve të fushave të  Programit për Reforma në Ekonomi ku i pranishëm ishte edhe shefi i Njësisë, DG ECFIN në Komisionin Evropian Uwe Stamm.

-Advertisement-

Hamza: 20 masat kanë reflektuar në programin qeverisës

Video:

“Ne po ashtu shfrytëzojmë këtë rast të ndajmë me Komisionin edh eksperiencën e realizimit të përkushtimeve tona në vitin që lamë pas . Politika jonë ekonomike ka një qëllim të qartë. Largimin e pengesave për realizimin e potencialit ekonomik të Kosovës nga vetë qytetarët e saj dhe bizneset . 20 masa reforma tashmë janë përditësuar për të reflektuar programin e ri qeverisës. Përmes procesit të programit për reforma në ekonomi ne ndërmarrim një hap shumë të rëndësishëm . Përderisa ne pranojmë se problemet e ekonomisë sonë janë prezentë dhe përmes një procesi të planifikimi strategjik ne po e orientojmë politikën tonë tek  dërgimet më kritike “, tha Hamza.

Hamza të gjitha institucionet e  Kosovës, i vlerëson si qëllim të Komisionit Evropian që të ndihmojnë në përmirësimin e situatës ekonomike  në të gjitha rekomandimet , këshillat, komentet, kritikat.

Ndërsa shefi  i Njësisë, DG ECFIN në Komisionin Evropian Uwe Stamm tha se reformat nuk duhet të bëhen vetëm pse kërkohen nga BE-ja por të bëhen për qëllime të vet shtetit të Kosovës.

Stamm: Mos bëni reforma vetëm për BE-në

Video:

“Ju shfrytëzoni burime për të përpiluar një program për reforma ekonomike ,mirëpo nuk po e bëni këtë vetëm pse kjo kërkohet nga BE apo nga KE por e bëni për shkak të qëllimeve tuaja. Gjegjësisht , vëmendja kryesore është që gradualisht të krijoni një program afatmesëm të reformave ekonomike i cili do ti trajtoj të gjitha pengesat për rritje dhe konkurrueshmëris të cilat ju i keni identifikuar. Po e themi këtë sepse i gjithë ky proces , ka të bëjë apo mbetet në kontributet profesionale të ministrive dhe është një përpjekje e përbashkët dhe shumë e theksoj ministri këtë mëngjes që është një ushtrim i koordinimit , është një ushtrim që e mbështet në kontributin tuaj , është një ushtrim i cili përfshin grupe të tjera të interesit siç janë bizneset dhe ideja është që të kemi baza të shëndosha për politika ekonomike për të trajtuar të gjitha sfidat në vendin tuaj”, tha Stamm.

Ai tha se gjatë kësaj vizite pati mundësi të shoh edhe të arriturat e deritanishme dhe janë për të ndihmuar aty ku ka mundësi.

Stamm: Gjitha vendet anëtare i shikojnë këto reforma

Video:

“Një çështje tjetër  që e diskutuam këtë paradite që do të ishte e rrugës që ti identifikoni gjithashtu rreziqet duke përfshirë disa masa zbutëse apo zvogëluese. Kjo është diçka e cila më tutje do e përmirësonte cilësinë e programit. Mirëpo çfarë është arritur tashmë është mjaft e mirë i kontribuon diskutimit të politikave dhe siç e dini programi i reformave ekonomike nuk do të vlerësohet vetëm nga komisioni Evropian dhe Banka Qendrore e Evropës , gjithashtu do të shqyrtohet nga të gjitha shtete tona anëtare. Sepse janë pjesë e dialogut ekonomik dhe financiar dhe në një aspekt një program i mirë i reformave ekonomike është gjithashtu një kartë e mirë e biznesit për Kosovën , për botën e jashtme dhe drejtë integrimit të BE-së “, tha Stamm.

Ai shtoi se nga ndërveprimet të cilat i kanë bërë shumë shtete anëtare ata i shikojnë këto programe me shumë interes, sepse ata janë të interesuar për të parë se deri në çfarë mase përballet Kosova me  sfidat ekonomike .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera