Lajme

Rrëfehet babai i Donjetës, tregon ku ia gjetën vajzën

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 04 Mars 2018

Donjeta Avdijaj nga Peja (18 vjeçe) është raportuar në polici nga babai i saj si person i zhdukur të premten e kësaj jave. Ajo u gjet dy ditë pas në Prishtinë nga një taksist.

18 vjeçarja nga Peja, Donjeta Avdijaj, dy ditë më parë kishte dal nga shtëpia. Ajo nuk është kthyer më.. Familja e kishte raportuar rastin në Polici si dhe kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve.

Donjeta u gjet sot në Prishtinë nga një taksist rreth orëve të para të pasdites. Kështu ka deklaruar për Express babai i Donjetës.

-Advertisement-

“Donjeta sot e ka gjete një taksist. Është në stacionin e Prishtinës. Unë jam në Pejë, për nja katër orë vjen”, ka thënë babi i 18 vjeçares.

Sipas familjarëve, të premten Donjeta ishte nisur për në kursin e gjuhës gjermane në Pejë.

Atë ditë, Donjeta, sipas familjarëve, kishte të veshur xhinse, çizme të zeza dhe xhaketë të lëkurës, gjithashtu dhe çantën e shkollës.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy