Lajme

Gjergj Kastrioti, heroi kombëtar i shqiptarëve, që turqit e krahasonin me Aleksandrin e Madh

Autori: Gazeta inFokus 00:23 | 03 March 2018

Ju sjellim specialen e një reviste historike spanjolle, për Gjergj Kastriotin Skënderbeun.

Kur bëhen këto lista me gjeneralët më të mirë të historisë, ato zakonisht priren të largohen nga tema aq sa disa emra të debatueshëm shkaktojnë irritim. Mes këtyre figurave gjithmonë ka një të njohur pak, ose të panjohur për publikun e gjerë, por që në Shqipëri konsiderohet hero kombëtar se frenoi Perandorinë e fuqishme Otomane, duke ngadalësuar pushtimin e zonës adriatike gjatë një dekade paralelisht me Vladin e Vllahisë dhe Estabanin e Moldavisë.

Bëhet fjalë për Gjergj Kastriotin, të njohur si Skënderbeu. Lindi në vitin 1405, edhe pse nuk është shumë e qartë, disa biografë thonë në Sinë, vend që ishte pronë e gjyshit të tij dhe të tjerë shënojnë Krujën. Sido që të jetë bëhet fjalë për Principatën e Kastriotëve e vendosur në pjesën qëndrore të Shqipërisë dhe e themeluar nga i ati, Gjoni, një zotëri fisnik, i cili ishte martuar me Vojsavën me të cilën përveç Gjergjit kishte 5 vajza dhe tre djem. Siç ishte e zakonshme, Gjoni ndryshonte besnikërinë sipas kontekstit: herë bëhej aleat me Venedikun katolik dhe herë me Serbinë ortodokse, por në fund të shek XV, pas pushtimit të tokave të tij nga Sulltani Bajazit, s’pati zgjidhje tjetër veç të bëhej vasal i tij, duke bashkëpunuar në fushatat luftarake, duke paguar tribute korresponduese dhe sipas zakoneve duke dërguar djemtë e tij, meshkuj, në oborrin otoman si pengje në vitin 1415.

-Advertisement-

Një version tjetër thotë se ishte vetëm Gjergj. Sido që të jetë, trajtimi ndaj tij ishte i mirë, mori një formim akademik dhe ushtarak. Ai zgjodhi gjithçka, u konvertua në fenë islame, kaloi të gjitha hallkat e ushtrisë dhe madje udhëhoqi disa beteja. Fitoret e tij i vunë një nofkë, nga ana e muslimanëve njihej si İskender bey (Zoti Aleksandër), një aludim me heroin e famshëm maqedonas. Prej këtu edhe emri me të cilin do të njihej më vonë, Skanderbeg.

Gjithashtu i dhanë shpërblime materiale dhe sulltani i ri, Murati II i dha një timar (feud) në afërsi të rajonit të tij të vendlindjes, diçka që e bëri të përballej me të atin, sepse ai i mbetej besnik kristianizmit dhe Gjergji luftonte në emër të Allahut. Më vonë Murati i dha emrin sipahi (kalorës) duke i dhënë një feud tjetër në Nikopol, Bullgari. Gjergji mbeti në kufijtë e një rebelimi të organizuar mes 1432 dhe 1436 nga prindërit e tij dhe fisnikët e tjerë kundër otomanëve, duke fituar vitin pasardhës postin e një subashi (guvernatori) të territorit që më parë e administronte i ati, tashmë i vdekur në 1437. Gjithashtu mori titullin vali dhe iu dha një ushtri prej 5000 kalorësish. Me ata luftoi kundër hungarezëve të të famshmit Janush Huniadit, duke marrë në vitin 1440 sanxhakun e Dibrës, nga i cili kontrollonte Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ishte pikërisht gjatë këtij mandati që ruajti marrëdhënie të mira me Republikën e Venedikut dhe të Raguzës, si dhe vendosi marrëdhënie të mira me disa familje fisnikësh vendas, që i dhanë një ndryshim radikal të ardhmes së tij.

Pas 20 vitesh në shërbim të Sulltanit, kryengritja e Huniadit e detyroi të bashkohej dhe të braktiste otomanët duke dezertuar në mes të betejës së Nishit, për t’iu bashkuar forcave hungareze. Ishte nëntor i vitit 1443. U shoqërua nga 300 shqiptarë dhe duke përdorur një ardid (kartë) të falsifikuar të Muratit të II, mori Krujën, mori në dorë Petrelën, Prezën, Gurin e Bardhë, Svetigradin dhe Modricin mes shumë vendeve të tjera, dhe ngriti si standard, flamurin e kuq me shqiponjën dykrerëshe të zezë, të cilat ishin simbolet e familjes së tij dhe sot përfaqësojnë Shqipërinë.

Oborri që ngriti ishte multietnik, përzierje shqiptarësh dhe serbësh, por të gjithë kristianë. Skënderbeu përqafoi sërish fenë kristiane dhe i detyroi të gjithë kolonët të bënin të njëjtën gjë, e për këtë muslimanët e riquajtën Hain Iskender (tradhtari Aleksandër). E bënë sidomos kur krijoi Besëlidhjen e Lezhës, një aleancë që nën mbikqerjen venedikase mblodhi të gjithë familjet e fisnikërisë shqiptare, mes tyre atë të Gjergj Arianit Komnenit me vajzën e të cilit, Donika, do të lidhte martesë në vitin 1451.

Në vitin 1444 u ndesh në fushën e Torviollit me gjeneralin otoman Ali Pasha, i cili kishte një superioritet numrash (25 mijë njerëz përballë 7 mijë këmbësorësh dhe 8000 kalorësish të Skënderbeut), por që ranë në një pritë të ngritur dhe të ekzekutuar me mjeshtëri nga Skënderbeu. Pasha humbi një të tretën e trupave të tij dhe jehona e kësaj beteje rezonoi në të gjithë Europën. Vitin pasardhës, Firuz Pasha ra edhe ky nën një pritë, kur po marshonte për të mos lejuar që shqiptarët të mbërrinin në Maqedoni. Deri në vitin 1446, ushtria e Sulltanit do të hante pluhur edhe në dy raste të tjera.

Skënderbeu, i vetëdijshëm se nuk mund t’i bënte ballë një armiku kaq të fuqishëm në mënyrë kovencionale, i kishte ndarë forcat e veta në kontigjente të lëvizshme me të cilët praktikonte një luftë guerrilase përballë armikut. Nuk kishte më shumë se 15 mijë trupa, por diti ta vinte në shërbim territorin e tij malor, që vështirësonte fushimin e trupave masive. Megjithatë, kontrolli i tij ishte i kufizuar sepse pjesa jugore ishte besnike ndaj Sulltanit dhe ajo veriore ishte nën orbitën venedikase, dhe kjo është arsyeja se pse ai bënte marrëveshje me ata sipas rrethanave. Në një nga këto, për arsye madhore u detyrua të dorëzohej para Perandorisë Otomane.

Kështu ndodhi: otomanët furnizoheshin nga tregtarët venedikas, por shqiptarët uu prenë edhe këtë rrugë dhe Sulltani u detyrua të heqë rrethimin, me 20 mijë humbje. Muaj më vonë, vdes Murati dhe Mehmeti i II i zë vendin. Megjithatë, Skënderbeu mbeti në një situatë të vështirë, kishte shpëtuar Krujën, por kishte humbur shumë nga zotërimet dhe kjo çoi në braktisjen nga ana e të gjithë fisnikëve, duke e detyruar atë të gjente strehim në Raguzë.

Aty e gjeti mënyrën që Papa ta ndihmonte financiarisht në mënyrë që pak nga pak të rifitonte atë që kishte humbur, duke shkaktuar habi në të gjithë kontinentin. Në këtë mënyrë krijoi lidhje me Aragonin, duke firmosur Traktatin e Gaeta-s, ku ai njihte sovranitetin e Alfonsit të V në këmbim të ndihmës ushtarake dhe privilegjeve lokale. Pati një periudhë qetësie, meqë Mehmeti ishte i angazhuar për pushtimin e Kostandinopojës, e cila ra në 1453, e ndërprerë nga një tentativë  pushtimi e drejtuar nga Tahip Pasha dhe Hamza Pasha, që përfundoi me fitoren e shqiptarëve, e pasuar nga një përpjekje tjetër nga Ibrahim Pasha, ku edhe ky përfundoi i mundur.

Skënderbeu nënshkroi një rrjet traktatesh me fisnikët dhe me Despotin e Moresë, Dhimitër Paleologi, gjithmonë me miratimin e mëkëmbësit aragonez Ramón Ordafá. Tensioni u drejtua drejt Venedikut, që ishte i pakënaqur me marrëveshjen shqiptaro-aragoneze sepse prekte interesat e tij për të kontrolluar Napolin. Gjërat u qetësuan kur rënia e Perandorisë Bizantine vuri në rrezik kolonitë venedikase të Egjeut. Përmes ndërmjetësimit të Papës, Aragoni dhe Skënderbeu ranë dakord të vinin në ndihmë të tij, nëse do të ishte e nevojshme. Filloi kështu një kryqëzatë që mori fund, para se të fillonte me humbjen e trupave napoletane, të dërguara në rrethimin e Beratit në 1454. Ishte një humbje e rëndësishme për Skënderbeun. Turqit dërguan një ekspeditë të udhëhequr nga Hamza Kastrioti, nipi i shqiptarit dhe një nga përgjegjësit e disfatës së Beratit, pasi kishte kaluar me armikun në mes të betejës.

Xhaxhai i tij iu shmang betejës duke e lënë të penetrojë për t’i rënë më vonë dhe për ta goditur në Ujëbardhë, duke shkaktuar një masakër dhe bërë në këtë mënyrë, që Sulltani të harronte mësymjen për një periudhë 5 vjeçare. Papa Kaliksti III i dha titullin kapiten gjeneral të dioqezës së krishterë si dhe titullin Athleta Christi. Shkoi në Raguzë si përfaqësues i Papatit për të kërkuar shpërndarjen e fondeve të dërguara nga kryqëzata.

Nuk kishte më mbështetjen e Aragonit sepse në 1458 vdiq mbreti dhe pasardhësi bastard, Fernando i I i quajtur Ferrante I kishte probleme të brendshme, madje situata ndryshoi dhe ishte ai që ndihmoi aragonezin në 1460, të mbyste rebelimin e tarentinëve të nxitur nga Franca. Skënderbeu u përpoq të shkonte mirë me Venedikun, madje martoi të kunatën me despotin e Serbisë, Stefan Branković. Në vitin 1463 Sulltani u rikthye me tre ushtri të njëpasnjëshme, që u mundën njëra pas tjetrës duke e detyruar Perandorinë Otomane të firmoste një amnisti prej 10 vitesh dhe duke e përqendruar vëmendjen tek Venediku, me të cilin kishte hyrë në luftë.

Kjo e çoi Papën të shpallte një kryqëzatë tjetër në të cilën venedikasit dhe shqiptarët ishin aleatë. Skënderbeu vazhdoi të korrte fitore, disa shumë rezonuese si ajo e Vajkalit përballë Ballaban Baderas, një shqiptar në shërbim të armikut që kishte kapur disa fisnikë duke i dërguar në Stamboll për t’i rrjepur të gjallë dhe për t’i gjymtuar pa patur mundësi lirimi. Si raprezalje Skënderbeu urdhëroi të therreshin të gjithë të burgosurit që kishte. Në vitin 1466, Kruja u rrethua për herë të dytë e drejtuar këtë herë nga Mehmeti i II, që gjithashtu pësoi disfatë, por që e la ushtrinë e tij në Shqipëri nën komandën e Ballabanit, i cili u mund nga Skënderbeu dhe vdiq gjatë tërheqjes. Me kalimin e viteve lufta vazhdoi duke peshuar nga ana e shqiptarëve, duke u përsëritur e njëjta skemë, pushtim otoman dhe tërheqje e vendasve në male për t’u derdhur mbi armikun me terrenin në favor, ndonjë me rrethime si ai i Krujës që u rrethua tre herë dhe pa rezultat. Lufta sillte edhe shkatërrim të të mbjellave dhe një vdekshmëri të shtuar tek popullata civile duke ia vështirësuar akoma më shumë jetën njerëzve. Për këtë Skënderbeu vendosi të thërriste Lidhjen e Lezhës dhe së bashku me venedikasit t’i bënte ballë me vendosmëri Sulltanit.

Nuk mundi ta çonte deri në fund këtë sipërmarrje sepse malarja i dha fund jetës së tij në vitin 1468. Ishte 62 vjeç dhe la një djalë të vetëm, Gjon Kastrioti II. Punën e tij e vazhduan të tjerët, por pa të dhe gjenialitetin e tij, pas 10 vitesh rezistence Sulltani fitoi. Në vitin 1478 vuri këmbë në Krujë për herë të katërt dhe këtë herë e pushtoi duke kryer një masakër makabre. I nipi i Skënderbeut u përpoq të realizonte një kryengritje, por pa sukses dhe Shqipëria mbeti nën pushtetin e perandorisë otomane në vitin 1500. Kastriotët u strehuan në Napoli dhe në histori njihen si Castriota./Bota.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera