Një merimangë e gjallë u hoq nga veshi i një gruaje indiane
Ishte thjesht një ditë e zakonshme për amvisen 49-vjeçare, e cila vendosi të pushonte pak pas përfundimit të punëve të shtëpisë. Rutina e saj e rregullt është të shtrihet në verandë gjatë pasdites verore. Megjithatë, kjo ditë ishte pak më ndryshe.
Pasi kishte fjetur për disa orë, ajo filloi të ndiente një siklet në veshin e saj të djathtë. U përpoq t’i hiqte grimcat me ndihmën e gishtit, por dështoi. Pasi përjetoi dhimbje dhe siklet të padurueshëm, i kërkoi vajzës që t’i hidhte një sy veshit të saj me ndihmën e një drite elektrike.
Meqë nuk mund të shihnin asgjë dhe dhimbja ishte e padurueshme, bashkëshorti i saj e dërgoi në spital.
“Isha e tmerruar se mund të ndieja lëvizjen e një krijese brenda veshit tim”, u shpreh ajo.