Sardi: Është momenti i duhur që demarkacioni të ratifikohet
Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 19 February 2018
Kosova gjatë dhjetë viteve pavarësi ka bërë shumë progres, por duhet një angazhim edhe më i madh për t’i arritur standardet evropiane të kërkuara, për tu anëtarësuar në BE dhe NATO.
Kështu pohoi ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, në një intervistë për KosovaPress, ku ka folur për të arriturat e shtetit të ri, në dekadën e parë të pavarësisë.
“Dhjetë vite pavarësi për një vend të ri siç është Kosova nuk janë shumë dhe duhet të festohet ashtu siç aktualisht po festohet. Natyrisht Kosova në këto dhjetë vite ka bërë shumë progres, mirëpo përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, duhet të angazhohen edhe më shumë për t’i arritur standardet evropiane të kërkuara”, tha ai.
Ndërsa thotë se Kosova ka bërë hapa para dhe sa i përket zhvillimit ekonomik, por është në duar të institucioneve të saja, që të bëjnë dhe më shumë sa i përket zhvillimit të ekonomisë, pasi që tashmë Kosova ka nënshkruar edhe MSA-në.
“Edhe sa i përket zhvillimit ekonomik vlen pak a shumë e njëjta, ajo për progresin që ka bërë Kosova në këto dhjetë vitet e fundit. Është e vërtetë dhe fakti që në vitin 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, ka qenë kriza ekonomike më e madhe në 100 vitet e fundit në botë. Është dhe një fakt tjetër se Kosova ka nënshkruar dhe MSA-në, kështu që në duart e saja, i ka disa instrumente për ta zhvilluar ekonominë. Natyrisht edhe këtu vlen se duhet të zhvillohet ekonomia, në bazë të kërkesave dhe kritereve të kërkuara nga BE, kështu që Kosova ka bërë hapa përpara dhe në këtë drejtim”, tha ai.
Ai thotë se politikanëve u kërkohet që t’i zbatojnë obligimet që i kanë marrë dhe që dalin nga marrëveshjet me BE-në, që i ndihmon në përafrimin me BE dhe me integrimin euroatlantik.
Sipas tij, Italia e ka mbështetur Kosovën gjithmonë, para dhe pas pavarësisë së saj dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë.
Sardi më tutje pohon se do t’i përkrahin liderët vendor që t’i plotësojnë kriteret që dalin qoftë në zhvillimin ekonomik, social, institucional e sidomos në rend dhe ligj.
Ai ka thënë se Kosova është vetëm dy hapa larg liberalizimit të vizave. Ndërsa pohon se deklarata e arritur mes presidentit të Malit të Zi dhe atij të Kosovës, për ratifikimin e demarkacionit, është një hap i rëndësishëm drejtë liberalizimit të vizave.
“Liberalizimi i vizave lidhet me marrëveshjen që Kosova ka nënshkruar me BE-në. Deri tani Kosova i ka përmbushur 93 kritere, kanë mbetur dhe dy kritere tjera, si ajo për ratifikimin e demarkacionit dhe kriteri tjetër që ka të bëjë me luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, prandaj Kosova drejtë liberalizimit të vizave është larg vetëm dy hapa….E pamë deklaratën e përbashkët të nënshkruar mes dy presidentëve dhe konsiderojmë si hap pozitiv. Konsiderojmë që është krijuar momentumi i duhur që marrëveshja të ratifikohet në Kuvend, po presim që në ditët e ardhshme të bëhet shumë shpejtë. Sot liderët kryesor të vendit e kanë shprehur mendimin e tyre në favor të ratifikimit të marrëveshjes. Besoj që është krijuar momentum i duhur dhe besoj sa më shpejtë kjo të realizohet dhe do të jemi dhe një hap më afër liberalizimit të vizave”, tha ai.
Ambasadori italian ka folur edhe për nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duke pohuar se kjo iniciativë nuk duhet çuar përpara, pasi aktivizimi i dhomave të specializuara, është i rëndësishëm për rendin dhe ligjin në Kosovë.
“Para disa javësh tre liderët kryesor të vendit, presidenti i republikës, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, kanë deklaruar se nisma për shfuqizimin e e Gjykatës Speciale nuk ka të ardhme, kështu që nuk do të vazhdohet dhe ne e vlerësojmë këtë gjest të tyre. Shpresojmë se do të zbatohet nga të gjitha institucionet. Aktivizimi i Dhomave të Specializuara është shumë i rëndësishëm, pra rendi, ligji dhe drejtësia, janë shumë të rëndësishme për të gjitha viktimat, kështu që shpresojmë që do të mbahet ky drejtim i duhur”, tha ai.
Ndërsa, thotë se Italia do ta mbështesë perspektiven euroatlantike të Kosovës.
“Si përfaqësues i një vendi që gjithmonë e ka mbështetur Kosovën, një vendi që është një ndër vendet themeluese të BE-së dhe NATO-s, i dëshirojmë Kosovës integrim në BE dhe në NATO, iu urojmë sukses në këtë drejtim sepse këto do të jenë një hap më përpara në integrimin e plotë të Kosovës në BE. Para disa ditësh KE e ka prezantuar strategjinë për zgjerimin e BE, ku paraqiten disa pika kryesore që duhet të përmbushen dhe janë shumë të rëndësishme, për Kosovën dhe gjithë Ballkanin. Është një proces i gjatë, i cili kërkon angazhim të madh nga ana e Kosovës. Ne si Itali e mbështesim perspektiven euroatlantike të Kosovës dhe iu inkurajojmë që t’i përmbushni sa më shpejtë këto synime, në mënyrë që perspektiva evropiane e Kosovës, të realizohet përfundimisht. Intervistën e kisha përmbyll me urimin për ditëlindjen e Kosovës, dhjetë vjet pavarësi. Keni rrugë, keni marrë angazhime përpara. Ne do të iu mbështesim por dhe ju duhet të angazhoheni. Është e rëndësishme që t’i përmbaheni angazhimeve që keni marrë përsipër. Ne do tu mbështesim”, tha ai.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...