Lifestyle

Përdorni aspirinën për t’i zbardhur rrobat dhe për t’i larguar njollat e djersës

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 16 February 2018

Është vështirë të mirëmbahet bardhësia e rrobave e gjithashtu edhe heqja e njollave.

Por një nga problemet më të mëdha është humbja e ngjyrës së rrobave pas disa larjeve, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, për këtë duket se ka një zgjidhje, dhe ajo gjendet në shtëpinë tuaj – është fjala për aspirinën!

-Advertisement-

Ekspertët thonë se pilulat e aspirinës e kanë aftësinë t’i zbardhin rrobat dhe t’ia rikthejnë ngjyrën origjinale.

Sipas tyre, mjafton t’i vendosni 3 ose 4 pilula të aspirinës bashkë me rrobat tuaja brenda rrobalarësit dhe do ta vëreni se pas larjes rrobat janë zbardhuar.

Përveç kësaj, pilulat mund t’i përdorni edhe për heqjen e njollave të djersës. Këtë mund ta bëni duke e hedhur pak ujë në pilula për t’i “aktivizuar” ato, pastaj përzierjen ta aplikoni në njolla dhe ta lini disa orë.

Pas disa orëve, rrobat i pastroni si zakonisht dhe njollat e djersës hiqen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera