Lajme

Sarandë, vdes vajza e re, dyshohet nga …

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 15 February 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një vajzë 27 vjeçe ka humbur jetën në spitalin e qytetit.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, e reja me inicialet E. S., ka humbur jetën një ditë më parë. Dyshimet e para janë se, ajo kishte konsumuar një overdozë, sepse njihej si përdoruese droge.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

-Advertisement-

Më datë 14.02.2018, në spitalin rajonal, është dërguar me ambulancë nga Saranda në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë, shtetasja E.S, 27 vjeçe, banuese në Sarandë. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga overdoza, pasi ka qenë përdoruese e lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera