Lajme

Thaçi takon ministrin gjerman, Sigmar Gabriel

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 15 Shkurt 2018

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë ka uruar presidentin Thaçi për 10-vjetorin e pavarësisë.

Ndërkaq, presidenti i vendit ka falënderuar ministrin gjerman për vizitë.

-Advertisement-

Ndryshe, ministri gjerman mbrëmë ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj.

Gabriel ka thënë se gjatë vizitës së tij në Serbi ua ka bërë të qartë se për tu integruar në Bashkimin Evropian duhet ta njohin Kosovën.

“Ne sot edhe në Beograd e kemi theksuar, që nëse Serbia dëshiron të shkojë në drejtim të BE-së, duhet që të plotësojë kriteret e shtetit ligjor dhe natyrisht edhe pranimin e pavarësisë së Kosovës. Ky është një parakusht për rrugën e tyre për në BE dhe për këtë ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë”, tha të mërkurën Gabriel.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy