Lajme

Sejdiu: Në QKUK do të ofrohen shërbime të shpejta për pacientë

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 11 February 2018

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Univeristar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu ka deklaruar se janë në fazën e reformave në shëndetësi, ku shërbimet do të avancohen dhe pacientet do ta ndien sigurinë në shërbimet e lehta dhe të shpejta që do të ofrohen.

Ai ka komentuar grevën e punëtorëve të Klinikës së Kirurgjisë, ku tha se ka qenë pakënaqësi për paga dhe presin që të fillojë shumë shpejt kategorizimi i pagave.

“Është has një mirëkuptim dhe është bërë mirë që është ndërprerë greva pasi jemi në fazën e reformave në shëndetësi dhe me greve nuk arrihet kjo”, tha Sejdiu, duke shtuar se për reformat kanë përkrahjen e Qeverisë dhe tashmë stafi mjekësor e ka kuptuar këtë.

-Advertisement-

Sejdiu është ndalur edhe te Klinika e Onkologjisë, ku tha se ka qenë furnizim i kënaqshëm me cikostatik por shërbimet kanë qenë pengesë, por kjo është rregulluar me një intervenim dhe organizim më të mirë, dhe pacientët tash marrin shërbim 24 orë.

Ai në RTK ka treguar se janë në fazën përfundimtare të investimeve në Kliniken Emergjente, ku do të shtohet stafi dhe do të modernizohet infrastruktura e vjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera