Deklarohen më shumë burra të përdhunuar se që dihej
Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 09 February 2018
Që kur është hapur procesi i aplikimit për statusin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë po mësohet se numri i burrave që deklarojnë se janë dhunuar është gogja i madh.
Megjithatë, ende nuk ka të dhëna përfundimtare as për ta e as për viktimat gra të dhunës seksuale.
Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, në një prononcim për “Infokusi” ka thënë se për muaj të tërë kanë bërë të gjitha përgatitjen e nevojshme që procesi i verifikimit të shkoj mirë.
“Procesi i aplikimit për njohjen e statusin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës ka filluar më 5 shkurt të këtij viti ndërsa para fillimit të tij janë bërë të gjitha përgatitjet duke filluar nga Komisioni, organizatat joqeveritare të cilat janë të licencuara nga MPMS për ta ndihmuar procesin, departamentet për veteranë, invalidë që janë të shpërndara në 7 rajone të Kosovës me qëllim të vetëm lehtësimin në qasje për të gjitha viktimat”, ka thënë Rushiti.
Ajo tregon për “Infokusi” se janë kujdesur që t’ua bënë sa më të lehtë aplikimin e të gjitha viktimave dhe sa më konfidenciale.
“Personat që kanë përjetuar dhunë seksuale kanë tri mundësi ti qasen komisionit, përmes katër organizatave joqeveritare, përmes departamentit për veteranë, dëshmorë, invalidë, aplikimi i drejtpërdrejtë përmes marrjes se formularit nga sekretariati dhe dërgimi i tij te komisioni. Tek ne dhe tri organizatat e tjera joqeveritare në të shumtën e rasteve aplikojnë viktimat që edhe më herët kanë qenë pjesë e përfitimeve të organizatave”
Rushiti ka thënë gjithashtu se procesi i aplikimit po bëhet sipas standardëve themelore duke ruajtur maksimalisht konfidencialitetin e viktimave.
“Në procesin e aplikimit janë të siguruara standardet themelore që nuk ri traumatizojnë viktimat , është mënjanuar paraqitja fizike para komisionit, dokumentet klasifikohen në kategorinë e sigurisë së lartë, personat që pranojnë aplikacionet e viktimave të dhunës seksuale janë të trajnuar që të ruajnë konfidencialitetin e tyre maksimalisht”, ka shtuar ajo.
E rreth numrit të aplikusëve, Rushiti ka thënë se po vërehet një rritje e numrit të tyre ndërsa ka theksuar se rritje po vërehet edhe në aplikuesëve burra.
“Është vërejtur një rritje e fluksit të personave që aplikojnë, shumë prej tyre kanë pas fatin e mirë duke qenë pjesë e organizatave por përfitimet që kanë marrë në këto organizata dallon me procesin e aplikimit. Ne jemi organizata e vetme që i trajtojmë edhe djemtë e burrat që mund të kenë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës, dhe po vërejmë rritje të numrit të burrave që po shprehin dëshirën ti gëzoj këto benificione”, ka theksuar Rushiti.
Të gjithë ata që aplikojnë për njohjen e këtij statusi 30 ditë pas aplikimit do të marrin përgjigje nëse janë klasifikuar në të kundërtën do tu kërkohen dokumente shtesë apo interviste.
“ 30 ditë pas dërgimit të aplikacionit, aplikuesit marrin përgjigje nëse janë klasifikuar si viktima të dhunës seksuale në të kundërtën, komisioni do të kërkoj dokumente shtesë apo ta thërras edhe në intervistë. Në rast të intervistës aplikuesi ka të drejtë të marrë edhe një shoqërues ndonjë familjarë apo ndonjë psikolog ndërsa komisioni është i përbërë nga tre anëtarë në mesin e të cilëve patjetër do të jetë një psikolog që ti krijohen kushte sa më të rehatshme viktimës”, ka thënë ajo.
Afati për aplikim me ligjërisht është i rregulluar të gjasë 5 vite ndërsa edhe mund të zgjatet.
“Ligjërisht afati për aplikim është 5 vite, por ne si organizatë kemi evokuar të mos afatizohet sepse ka raste kur të rinjtë që kanë qenë viktima të dhunës seksuale e kanë shumë të vështirë të identifikohen por pas disa vitesh e marrin këtë vendim dhe vinë apo raste të tjera kur familja e viktima e ka të vështirë ta pranoj dhe i duhet më shumë kohë”, ka thënë Rushiti.
Të gjitha viktimat do të marrin statusin e viktimave seksuale të luftës në Kosovës do të marrin një ID në të cilën do të cekët se janë viktima civile të luftës dhe do të marrin edhe mbështetjen financiare të cilën do ta gëzojnë gjatë gjithë jetës./ A.Çitaku /INFOKUSI
Të tjera
-
Çitaku për reagimet ndaj Escobarit: Mjerim politik
Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimi...
-
Bajrami analizon punën e Ministrisë së Financave në 2024: Dobët, shumë dobët!
Deputetja nga LDK-ja, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kuri 2, duke i nu...
-
Dyshohet se shkaktoi vdekjèn e gruas dhe 3 fëmijëve, zbulohet jeta e Ergys Arrazit, pronar i disa bizneseve
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një n...
-
Albin Kurti tregon se për çfarë arsye i shkuan sot në zyre ambasadorët e QUINT-it
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Prokuroria ngre aktakuzë me kërkesën për dëbim të dy rusëve që u arrestuan sot në Jarinjë
Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë...
-
LAJMI I FUNDIT: Kosovari në Leposaviq sülmon Policinë e Kosovës dhe KFOR-in
Policia e Kosovës ka njoftuar se një një i dyshuar kosovar i ka bllokuar rrug...
-
Kërkohet që të futet në kalendarin e festave zyrtare ditëlindja e Skënderbeut, 6 maji
Sot në sheshet e Prishtinës në nderë të ditëlindjes së Gjergj Kastriotit, art...
-
Përfundon dëshminë dëshmitari i 61-të, pezullohet pjesa tjetër e seancës në rastin e Thaçit e të tjerëve
Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në ...
-
Dyshohet se u hodhën në lumin Buna, flasin familjarët e Ergys Arrazit: Nuk ja falim asaj që sakrifikoi fëmijët
Ngjarja tragjike në Shkodër, ku 9-vjeçarja u gjet e pajetë nga një peshkatar ...
-
Albin Kurti kujton heroizmin e Luan Haradinajt: Ishte ditë e martë, 6 maj 1997
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetor...
-
Presidentja Osmani: Luani dhe familja Haradinaj, dhanë shumë për lirinë e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetor...
-
Ahmeti për ndërhyrjet e Kurtit në zgjedhje: S’është e mirë, sepse Kosovës i duhen miq e në veçanti shtetet fqinje
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...