A duhet ndryshuar ora? Nisma në Parlamentin Europian për ta rishikuar
Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 09 February 2018
Parlamenti Europian mbështet idenë e rishikimit të ndërrimit të orës me qëllimin të kursehet koha ditore, një masë kjo që mund të ndalojë kalimin e akrepave një orë pas apo para në dimër e pranverë.
Ligjvënësit i kërkuan Komisionit Europian të nisë një “vlerësim të plotë” të sistemit aktual dhe të dalë me plane të reja, nëse është e nevojshme. Mbështetësit këmbëngulin se ai kursen energji dhe redukton aksidentet e trafikut.
Kritikët argumentojnë se mund të shkaktojë probleme afatgjata shëndetësore. Ligjet aktuale të bllokut përcaktojnë një datë në pranverë dhe një në vjeshtë sipas të cilës në të 28 vendet anëtare, ashtu si në plot shtete të tjera, akrepat duhet të lëvizin me një orë.
Ideja është të sigurohen orë shtesë drite për mbrëmjen në verë dhe më shumë dritë për mëngjesin në dimër. Në të gjithë botën megjithatë, ndasitë përsa i takon përfitimeve të këtij sistemi, janë të mëdha. muajin e kaluar, Finlanda kërkoi hapur që prej lëvizjes të hiqet dorë në mbarë BE-në pas një peticioni ku u mblodhën më shumë se 70.000 firma nga qytetarët që i kërkojnë shtetit të tyre rrëzimin e kësaj praktike.
Ndërsa gjatë një debati në Strasburg, europarlamentarja franceze Karima Delli argumentoi se lëvizja e akrepave përpara në verë i bën njerëzit më të lodhur dhe shton rrezikun e aksidenteve.
“Studimet që tregojnë se një rritje e aksidenteve rrugore ose probleme gjumi gjatë ndryshimit të orës duhet të merren seriozisht. Kursimet e parashikuara të energjisë nuk janë bindëse”, u shpreh Karima Delli, europarlamentare franceze.
Në 2014-tën, Rusia kaloi përfundimisht në orën e dimrit pas një eksperimenti të dështuar që i kishte lënë sahatet në orën e verës gjatë gjithë vitit.
Deputetët rusë thanë se koha e përhershme e verës kishte shkaktuar stres dhe probleme shëndetësore, sidomos në veriun e vendit ku mëngjeset janë të errëta për një periudhë me të zgjatur gjatë muajve të ashpër të dimrit.
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...