Lajme

Shtyhet seanca e Kuvendit, Haliti-deputetëve: S’ka me udhëtu, nuk na intereson!

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 09 February 2018

Seanca e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për ditën e martë në orën 10:00. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Në seancë e cila u tha se do të mbahet të martën, pritet të shqyrtohen – pika e dymbëdhjetë e rendit të ditës, pika e nëntë e rendit të ditës dhe pika e dhjetë e rendit të ditës.

Gjatë përmbylljes së seancës së sotme, Haliti pati një debat të nxehtë me deputetin, Nait Hasani të cilit ia tërhoqi vërejtjen se nëse shkon komisioni, atëherë nuk ka për të marrë asnjë beneficion.

“Ku Nait, s’ka – nëse Komisioni Verifikues shkon atëherë nuk ka me e marrë asnjë benificion dhe ka me u penalizu me mëditje. Na kemi seancë, nuk na intereson asnjë sen tjetër. Qekjo osht puna jonë,” ka thënë Haliti gjatë përmbylljes së seancës e cila ka nisur sot në orën 11:00.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera