Sport

ZYRTARE: Ky është trajneri i ri i kombëtares italiane

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 05 February 2018

FIGC ka njoftuar sot se përkohësisht drejtimin e Kombëtares italiane e ka marrë ish-futbollisti i shumë skuadrave italiane, Luigi Di Bagio.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershor, ndërsa do të drejtojë Kombëtaren më 23 mars ndaj Argjentinës dhe 27 mars ndaj Anglisë.

“Pas takimit sot në Romë, FIGC ka vendosur që Luigi Di Bagio të drejtojë Kombëtaren në dy ndeshjet miqësore ndaj Argjentinës më 23 mars në Mançester dhe ndaj Anglisë më 27 mars në Londër”, thuhet në njoftimin zyrtar.

-Advertisement-

Di Bagio karrierën e kishte nisur në vitin 2011 me U20, ndërsa nga viti 2013 ishte përzgjedhësi i Italisë U21.

Italia kishte mbetur pa trajner që prej largimit të Venturës, i cili dështoi të kualifikonte Kombëtaren e tij në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera