Ministri Bytyqi raportoi lidhur me gjendjen në arsimin e lartë
Autori: Gazeta inFokus
16:12 | 30 Janar 2018
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, të udhëhequr nga Teuta Haxhiu, nënkryetare, raportoi ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqeri Bytyqi, lidhur me gjendjen në arsimin e lartë.
Ministri Bytyqi, para anëtarëve të komisionit prezantoi gjendjen në të cilën ndodhet arsimit i lartë. Ai gjatë fjalës së tij bëri të ditur se gjendja në këtë fushë, e veçanërisht në sektorin publik, kërkon një trajtim të veçantë.
Tutje, ai potencoi problemet më të cilat ballafaqohen universitetet në vendin tonë. Përkitazi më këtë, ai shqetësuese e vlerësoi cilësinë e stafit akademik, rangimin e varfër të tyre në platformat e universiteteve publike, infrastrukturën e dobët ligjore etj. Lidhur me këtë, Bytyqi theksoi se MASH-i ka funksionalizuar një grup punues me një eksperiencë të gjerë në dhënien e rekomandimeve, i cili do t’i monitorojë universitetet në të gjitha rajonet dhe me pas në bazë të raporteve do t’i jap rekomandimet dhe orientimet, duke u fokusuar në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë. Po ashtu, ai vuri në pah se qëllimi i MASHT-it nuk është t’i shuaj programet ekzistuese të këtyre universiteteve, por sipas tij, synohet riorganizimi në kuptimin e menaxhimit.
Anëtarët e komisionit shtruan një varg pyetjesh dhe ngritën shqetësimet e tyre lidhur me gjendjen në arsimin e lartë. Anëtarët e komisionit kërkuan nga ministri një raport lidhur me shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë për Cilësi, ngritjen e buxhetit për universitete, dhënien e bursave për studentë, llogari për profesorët që mbajnë disa vende pune pune, regjistrimin i studentëve në kolegjet private në afate të pacaktuara etj.
Ministri dha sqarimet e nevojshme para anëtarëve të komisionit.
Në këtë mbledhje Komisioni, po ashtu miratoi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (MASHT) dhe Stitching SPARK-ut të Holandës ( SPARK), mbi mbështetjen e Kolegjit ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica. /INFOKUSI


T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...

































