Sport

Klopp e pranon se po e humbasin Can

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 28 January 2018

Jurgen Klopp ka filluar të pajtohet me idenë se Emre Can nuk do të vazhdojë kontratën me Liverpoolin, e cila skadon verën e ardhshme

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i kënaqur me përkushtimin e Emre Can, pavarësisht se lojtari ka kontratë deri në fund të sezonit dhe nuk ka vendosur për ta vazhduar.

Ai tha se përderisa Can sillet në mënyrë profesionale, atëherë ai nuk mund të ketë asnjë ankesë rreth tij.

-Advertisement-

“Can do të qëndrojë edhe pas dimrit. Ai është lojtar i ri, por që është zhvilluar në një lojtar të madh dhe shumë të rëndësishëm për ne”, tha Klopp për DAZN.

“Nganjëherë lojtarët duan që të përfundojë kontrata e tyre. Kjo nuk është e mirë për klubin, por ka momente kur ju duhet ta pranoni”, vazhdoi ai.

“Përderisa një lojtar sillet sikurse Emre e bën, atëherë nuk ka asgjë për t’u ankuar. Ai jep gjithçka dhe identifikohet me skuadrën”.

Can pas përfundimit të këtij sezoni pritet t’i bashkohet Juventusit si lojtarë i lirë. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera