Fun & Video

Për 20 vite menduan se i përket gjinisë mashkullore, befasohen kur shpeza bëri një vezë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 26 January 2018

Mirëmbajtësit e një rezervati të shpezëve në Kent të Anglisë, kanë mbetur të befasuar kur shpeza bëri një vezë – teksa për njëzet vite, kishin menduar se i përket gjinisë mashkullore.

Por, nuk ishte i gjithë faji i tyre, sepse në dokumentet e blerjes, shkruante se Harold është mashkull, ndërsa nuk i kanë bërë ndonjë ekzaminim të detajuar, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Herold me vezën që bëri

“Stafi janë shtangur. Zogu Harold për të cilin dihej se është mashkull, në fakt qenka AJO, pasi e bëri një vezë. Së shpejti do t’ia gjemë një burrë dhe gjërat do të ndryshojnë”, shkruan në deklaratën e lëshuar.

Zyrtarët e rezervatit kanë shprehur keqardhje për këtë gabim, teksa deklaruan se do të bëjnë kontrolle të detajuara te të gjithë shpezët, për të zbuluar nëse është gjithçka në rregull.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera