Fun & Video

Rikonstruktimi i hekurudhës përfundoi brenda nëntë orësh, falë angazhimit të 1,500 punëtorëve (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 22 January 2018

Rreth 1,500 punonjës janë angazhuar në rikonstruktimin e një hekurudhe, që lidhë tri të tjera në Fujian të Kinës.

Brenda nëntë orësh, ata ia kanë dalë të heqin binarët e dëmtuar dhe të shtrojnë tjerët që ishin përgatitur më parë, transmeton Telegrafi.

Projekti masiv është ndihmuar nga shtatë trena dhe 23 makina gërmues, që gjithçka të përfundoi në kohë rekorde.

-Advertisement-

Në mënyrë që të mos ndryshohet itinerari i trenave, gjithçka është kryer natën, ndërsa të nesërmen qarkullimi ka qenë normal.

Punonjësit ishin të ndarë në shtatë njësi, derisa gjatë kësaj kohe kanë vënë shenja komunikacioni dhe sisteme monitorimi, të cilat i kanë hequr pas përfundimit të punimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera