Lajme

Kosova do të bashkëpunojë me Serbinë për vrasjen e Ivanoviqit

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 22 January 2018

Ministria e Drejtësisë së Kosovës i ka dërguar një përgjigje Ministrisë së Drejtësisë në Serbi lidhur me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Sipas medies serbe “Tanjug” Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me Zyrën e Prokurorit të Beogradit në mënyrë që të ofrojnë të gjitha informacionet përmes të cilave do të mund të kryhej një hetim i koordinuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe që sa më shpejt të zbulohen autorët e krimit.

Përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë kosovare është dërguar përmes EULEX-it, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera