Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet nga miku i Erdoganit, i akuzuar për afera me tenderat e shtetit
Autori: Gazeta inFokus
14:42 | 21 Janar 2018
Konsorciumi turk që ka paraqitur ofertën për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës është i njëjti që po ndërton aeroportin më të madh në botë, atë të Stambollit me vlerë 22 miliardë euro.
Në krye të tij qëndron kompania e zotëruar nga biznesmeni Mehmet Cengiz.
Gazeta prestigjioze gjermane Suddeutsche Zeitung ka raportuar se nga momenti që Erdogan u ngjit në pushtet në vitin 2002, Mehmet Cengiz ka fituar mbi 50 miliardë dollarë tendera, ose më shumë se 3 miliardë në vit.
Gazeta gjermane e cilëson Mehmet Cengiz si pjesë e një kaste biznesmenësh, afër partisë së Erdoganit, të ashtuquajturit Tigrat e Anadollit. Ndërsa Uashington Post vlerëson se Cengiz është shembull i sistemit klientelist në Turqi.
Në vitin 2012, kur Cengiz së bashku me dy kompanitë e tjera që kanë paraqitur ofertë për Aeroportin e Vlorës, fituan kontratën për aeroportin e Stambollit, Prokuroria turke, e cituar nga agjencia “Reuters”, lëshoi urdhra ndalimi për Mehmet Cengiz dhe disa biznesmenë të afërt me presidentin Erdogan.
Ata u dyshuan për disa kontrata, përfshirë atë të aeroportit të Stambollit. Por urdhrat e arrestit të prokurorisë turke nuk u zbatuan nga policia. Vetë Erdogan, asokohe kryeministër, e quajti përpjekjen si një grusht shteti.
Ndonëse pak ditë më vonë dy ministra në kabinetin e tij, ai i kulturës dhe ministri i mjedisit dhanë dorëheqjen, duke hedhur akuza publike ndaj ish-shefit të tyre Erdogan, për lidhje të dyshimta me bizneset e ndërtimit.
Hetimet në Turqi u mbyllën edhe në sfondin e një beteje politike mes mbështetësve, që filloi me shkarkimin e dhjetëra prokurorëve dhe shefave të policisë, për t’u mbyllur me grushtin e dështuar të shtetit të korrikut 2016 ndaj Erdoganit dhe arrestimet masive që pasuan.
6 vjet pas tenderit për aeroportin e Stambollit, ata do të ndërtojnë një tjetër aeroport, këtë herë në Vlorë.
Por ashtu si në rastin e tenderit për Aeroportin e Stambollit, sërish vendimi duket se është marrë në të njëjtën zyrë, siç njoftoi vetë kryeministri Rama në 4 shkurt 2017.
Ministria e Transporteve tha se aeroporti do të ndërtohet me paratë e kompanive private, por nuk pranoi të japë detaje mbi projektin, se sa do të kushtojë dhe si do të shpërblehen këto kompani. Në Turqi aeroporti po ndërtohet me garanci sovrane, që do të thotë se shteti del garant për fitimin e kompanisë.
A do të jetë edhe këtu e njëjta formulë? Këto detaje do të zbulohen në vijim, përpara se kontrata të kalojë për miratim në Parlament. Por edhe në tenderin e aeroportit të Vlorës, emrat janë të njëjtë me ata të Stambollit./t.ch/

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...































