Lajme

FSK gjatë natës evakuon nxënës nga Prevalla

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 21 Janar 2018

Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), pas vlerësimit dhe rishikimit të zonës në Brezovicë se mos ka mbetur ndonjë nxënës i izoluar pas bllokimit të rrugës nga dëbora, ka marrë një informacionin plotësues se një grup i nxënësve kanë udhëtuar në këmbë në drejtim të Prevalles.

Rreth orës 22:00 janë evidentuar 19 nxënës nga Gjakova. Këta nxënës të ngelur në rrugë dhe dëborë, janë ndihmuar nga njësia e FSK-së e cila ka bërë transportin nga Prevalla deri në Gjakovë. Grupi i nxënësve janë ribashkuar me familjet e tyre në Gjakovë rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Në këtë operacion kanë qenë të angazhuar pjesëtarët e Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza dhe të Brigadës për Mbështetje Operacionale të FSK-së.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy