Lajme

Mesazhi i Papës: Qeveritë e botës të ndërtojnë ura, jo mure

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 18 January 2018

Ipeshkvia e Kosovës sot ka bërë prezantimin e Mesazhit të Paqes 2018 të Papa Françeskut me temën “Migrantët dhe refugjatët: burra dhe gra në kërkim të paqes”, në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës.
Drejtori gjeneral i Karitasit, Don Viktor Sopi, ka bërë prezantimin e mesazhit.

Duke filluar nga ky mesazh, papa francesku shërbimine tij e vecuar për të drejtat e njeriut në vecanit për refugjatët, kryesisht nga Lindja e Mesme qe janë me miliona emigrantë.

“Në botë janë mbi 250 milionë emigrantë, ndër ta janë 25 milionë refugjatë të persekutuar në vendet e tyre dhe të maltretuar. Numri i lartë i emigrantëve dhe refugjatëve, Papa vuri në dukje rritjen e numrit të refugjatëve në shekullin 20”, thuhet në mesazh. Ndër të tjera, thuhet se të gjithë popujt janë të një familje njerëzore dhe kanë të drejta të barabarta.

-Advertisement-

“Migrantët dhe refugjatët nuk sillen me duar të zbrazëta, ata sjellin thesarin e lartë të kulturës së tyre. Papa përqendrohet në katër pika për refugjatët, e ato janë: pranimi i tyre, mbrojtja, promovimi i tyre, mikpritja e tyre”, theksoi Sopi në mesazhin e Papa Franceskut.

Sopi në fund tha se Papa kërkon që qeveritë e botës të ndërtojnë ura, jo mure, ngase etja e emigrantëve për liri gjithsesi se duhet të mbështetet në mënyra të barabarta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera