Lajme

Ismaili takon ekspertët nga OBSH-ja, flasin për rregullimin e Listës Esenciale të barnave

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 18 January 2018

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka zhvilluar takim me delegacionin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga Gjeneva, me të cilët kanë diskutuar për rregullimin e Listës Esenciale të Barnave.

Ismaili me anë të një postimi në facebook ka thënë se me një Listë Esenciale të mirë, garantohet furnizim me barna dhe ulje të shpenzimeve për qytetarët.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Po punojmë intesivisht me delegacionin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga Gjeneva, të cilët do të analizojnë dhe do të propozojnë praktika ndërkombëtare për rregullimin e Listës Esenciale të Barnave. Duke pasur një Listë Esenciale mirë të përgatitur, garantojmë furnizim me barna dhe ulje të shpenzimeve për qytetarët tanë. Revidimi i Listës Esenciale nuk është bërë nga viti 2012, prandaj ky është një proces i komplikuar për të cilin do të punojmë intensivisht që ta bëjmë sa më shpejt. Qytetarët duhet të marrin barnat e esenciale në kohë dhe falas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera