AKK-ja e kënaqur më deklarimin e pasurisë që po e ofrojnë zyrtarët e rinj të shtetit
Autori: Gazeta inFokus
17:01 | 17 Janar 2018
Në ambientet e Agjencisë Kundër Korrupsionit është shtuar intensiteti i deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik.
Intensiteti i shtuar i deklarimeve përgjithësisht vjen si rrjedhojë e konstituimit të kuvendeve dhe qeverive komunale, respektivisht marrjes së detyrave në funksionet publike komunale.
Agjencia Kundër Korrupsionit thotë se ka kryer përgatitjet e nevojshme që ky intensitet i deklarimit të përballohet me efikasitet duke qenë edhe në këshillim të vazhdueshëm me Zyrtarët Kontaktues nëpër institucionet dhe organizatat përkatëse.
Agjencia Kundër Korrupsionit i bën thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë, që rishtazi kanë marrë detyrën në funksionet publike, që të dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurisë në përputhje me dispozitat ligjore.
Agjencia shprehë zotimin për të asistuar me këshilla të gjithë zyrtarët në fjalë, në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë së tyre të kryhet me sukses.
Me këtë rast, ju njoftomë se zyrtarët e lartë publik që janë rizgjedhur dhe që vazhdojnë funksionin deklarues, nuk janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë pas largimit nga funksioni dhe me marrjen e detyrës, por në afatin e rregullt vjetor (1 deri më 31 mars).
Po ashtu, zyrtarët që kanë lënë funksionet publike duhet ta deklarojnë pasurinë në afat prej 30 ditësh.
Ju njoftojmë se janë bërë ndryshime në formularët për deklarimin e pasurisë.
Për të shkarkuar versionin e formularit të vlefshëm dhe për informata më të detajuara rreth subjekteve deklaruese vizitoni ueb faqen zyrtare të AKK-së: http://www.akk-ks.org/sq/deklarimet#indexmain.
Deklarimi i pasurisë bëhet në Agjencisë Kundër Korrupsionit në përputhje me Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin.
Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publikë. Mos deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal (Neni 437, Pikat 1 dhe 2)

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
































