Lajme

Ambasada e Zvicrës dënon vrasjen e Ivanoviq

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 16 January 2018

Ambasada e Zvicrës në Kosovë dënon ashpër vrasjen e dhunshme të Oliver Ivanoviqit dhe u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të Kosovës që të hetojnë plotësisht incidentin dhe t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë.

“Ne i shprehim ngushëllimet tona të thella familjes dhe miqve të Oliver Ivanoviqit”, thuhet në komunikatë.

Përveç kësaj, Zvicra mbështet dialogun e lehtësuar të BE-së midis Kosovës dhe Serbisë dhe u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të angazhohen në dialog, që është në interes të stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera