Lajme

Ramush Haradinaj thërret mbledhje në orën 18:00

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 16 January 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot për në ora 18:00, mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Ndryshe, sot do të duhej të mbahej takimi mes delegacionit kosovar dhe atij serb në Bruksel. Por, me të marrë lajmin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, presidenti serb Aleksandër Vuçiq kishte marrë rrugë prapa, duke thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi./

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera