Zëvendësministri Shkodra vizitoi klinikën e Psikiatrisë në QKUK
Autori: Gazeta inFokus
15:37 | 15 Janar 2018
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Abduselami Shkodra, i shoqëruar nga Udhëheqësi i Sekretariatit të Strategjive, Naim Muja, qëndruan për vizitë pune në klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare, ku u priten nga drejtori i Klinikës, Shaban Mecianj.
Më këtë rast zëvendësministri Shkodra, i cili njëherit është edhe Koordinator Kombëtar Kundër Drogave, theksoi se qëllimi i kësaj vizite është që të shihet nga afër puna që bëjnë akterët që janë të përfshirë në implementimin e Strategjisë Kundër Drogave.
Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Shaban Mecianj, e njoftoi zëvendësministrin Shkodra me punën që bëhet në këtë klinikë, sfidat me të cilat ballafaqohen, sidomos sa i përket trajtimit të sëmundjeve të varësisë përmes mënyrë së hospitalizimit. Ai tha se në vitin 2017, kanë pasur 117 hospitalizime të pacientëve me alkool dhe droga tjera.
Zëvendësministri Shkodra kërkoi nga të gjithë akterët e përfshirë në këtë luftë që të bëjnë përpjekje maksimale në mandatin dhe përgjegjësitë që kanë në kuadër të politikave shtetërore në parandalimin e konsumimit dhe shitjes së drogave.
Mecianj theksoi se kjo klinikë ofron bashkëpunim me qendrat tjera dhe kanë raporte të mira me organizatat jo qeveritare. Ai tha se nga viti 2012 në këtë klinikë trajtohen edhe pacientët me metadon.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të ketë intensifikim të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për të rritur efikasitetin e punës në përmirësimin e rezultateve në këtë fushë jashtëzakonisht të rëndësishme

T� tjera
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
































