Reagon vëllai i Agron Sylejmanit: Mos i besoni Shkumbinit, prisni Gjykatën Speciale
Autori: Gazeta inFokus
14:13 | 12 Janar 2018
Të enjten mbrëma opinioni kosovar u trondit nga dëshmia e një të dënuari i cili përmendi shumë emra të përfshirë në vrasjet e pasluftës. Shkumbin Mehmeti, në mesin e shumë emrave përmendi edhe Agron Sylejmanin, i cili tashmë është i vdekur. E për këtë ka reaguar sot vëllai i Agronit, Dritoni duke thënë se arsyeja e deklaratës është se atij (Shkumbinit) i është premtuar nga presidenti lirimi me amnisti në këmbim të kësaj deklarate.
“Ai trillon se ka qenë shok me Agronin, ai nuk ka qenë shok por pasi ka dal në arrati ka marr uniformën policore dhe ka bërë keqpërdorime me ta, hajni e plaçkitje. Ai përveç rastit të 2004 dhe vrasjeve të policëve asgjë tjetër nuk thotë se unë kam kryer, por veç kam dëgjuar. Dua t’iu drejtohem familjarëve të të vrarëve, mos të bien pre e këtij xhihadisti i cili ka tentuar të ik nga burgu dhe të shkoj në Siri, por ka dështuar”, ka thënë Dritoni në letrën e tij .
Kjo është letra e plotë e Driton Sylejmanit e arritur në Indeksonline:
Unë Driton Sylejmani demantoj deklaratën e dhënë mbrëmë në Klan Kosova ku përmendet emri i vëllait tim Agron Sylejmanit.
Këto deklarata të cilat i jep i akuzuari dhe i dënuari me 30 vite burg nuk qëndrojnë dhe janë të gjitha trillime e fabrikime.
Arsyeja e deklaratës është se atij i është premtuar nga presidenti lirimi i tij me amnisti në këmbim të kësaj deklarate.
Ai trillon se ka qenë shok me Agronin, ai nuk ka qenë shok por pasi ka dal në arrati ka marr uniformën policore dhe ka bërë keqpërdorime me ta, hajni e plaçkitje.
Ai përveç rastit të 2004 dhe vrasjeve të policëve asgjë tjetër nuk thotë se unë kam kryer, por veç kam dëgjuar.
Dua t’iu drejtohem familjarëve të të vrarëve mos të bien pre e këtij xhihadisti i cili ka tentuar të ik nga burgu dhe të shkoj në Siri, por ka dështuar.
Posaçërisht familjes Mustafa, të cilën janë duke u maltretuar me deklarata duke thënë se herë personi që e ka vrarë Mustafën ka qenë ish-deputet, herë është në ministri, e tash po etiketohet Agroni i cili veç është i vdekur dhe po e akuzon me disa gjëra për t’i mbuluar të fëlliqurat e veta.
Këto deklarata po bëhen tani që është aktivizuar Gjykata Speciale dhe po mundohet t’i mveshen kryeministrit këto gjëra e etiketime të pabaza.
Aty nuk akuzohet asnjëherë Xhavit Haliti, koka e krimit të Dukagjinit e as njerëzit e Drenicës që kanë qenë në koordinim me Xhavitin gjithë kohën.
Dhe një herë ju familjarë priteni Gjykatën Speciale dhe mos bini pre e këtij matrapazi.

T� tjera
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...































