Kushtet ekonomike dhe qasja e pa limituar në barna, faktorët kryesorë të vetëvrasjeve në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
18:14 | 11 Janar 2018
Viteve të fundit fenomeni i vetëvrasjeve në Kosovë ka filluar të marrë përmasa shqetësuese. Vetëm për katër ditë kanë ndodhur dy vetëvrasje, në njërin rast viktima ishte një lehonë 31 vjeçare e cila u hodh nga kati i tretë i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK ndërsa në rastin tjetër ai i një të moshuare 85 vjeçare e cila gjithashtu kreu vetëvrasjet duke u hedhur nga kati i tretë i banesës ku po jetonte.
Për 16 vitet e pasluftës në Kosovë janë kryer rreth 1000 vetëvrasje ndërsa numri i personave që kanë tentuar të vetëvriten është rreth 4 mijë, shkruan Infokusi.com
Sipas zyrës për media të Policisë së Kosovës në të dhënat dërguar portalit “Infokusi.com” numri i vetëvrasjeve në Kosovë në vetëm gjashtë muajit e fundit është 11 e numri i tentim vetëvrasjeve është dukshëm më i madh gjithsej 90 raste .
Rreth kësaj dukuria dhe numrit shqetësuar për portalin “Infokusi.com” ka folur edhe psikologu, Besnik Peci. Ai e ka quajtur numrin e vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve si sinjal për mbështetje dhe trajtim të kësaj kategorie të shoqërisë
“Numri i vetëvrasjeve në Kosovë është shqetësues dhe është sinjal i qartë i njerëzve në nevojë të kërkojnë ndihmë që të mos përfundojnë me aktin makabër. Për dallim nga vetëvrasjet numri i tentim vetëvrasjeve po ashtu është një sinjal i drejtpërdrejtë që kjo kategori e shoqërisë ka nevojë për trajtim dhe mbështetje sociale”, ka thënë Peci.
Ai në mesin e faktorëve që mund të qojnë deri të vetëvrasjet ka përmendur faktin që jemi shoqëri e dal nga lufta dhe qasjen e pa limituar në barna me fatalitet por një arsye tjetër po aq e fuqishme janë edhe kushtet e dobëta ekonomike dhe mungesa e perspektivës
“Në një shoqëri normale sipas përllogaritjeve duke përfshirë klimën, ambientin dhe ndotjet në një vend deri 20 % e popullsisë është normale të kenë probleme psikologjike. Nëse i shtojmë edhe faktin që jemi shoqëri e dalë nga lufta, shkalla e përqindjes së njerëzve me probleme psikologjike është më e madhe. Faktori i dytë është qasja e pa limituar e secilit person ne barna dhe medikamente me fatalitet ndërsa faktor i tretë është mungesa e perspektivës dhe kushtet e dobëta ekonomike”, ka thënë ai.
Psikologu Peci ka shtuar se edhe standardet e dyfishta në të cilat po jetojmë janë një nga faktorët që po ndikon në vetëvrasje.
“Aktualisht po jetojmë në një periudhë të anomisë të vlerave ku ka standarde të dyfishta dhe si rezultat i kësaj është krijuar një klimë e përshtatshme për dërgim deri të akti i vetëvrasjes”, ka thënë Peci.
Ndërsa për masat që duhet ndërmarrë për parandalimin e vetëvrasjeve Peci ka thënë se hapi i parë është funksionalizimi i strategjisë nacionale për parandalimin e tyre dhe krijimi i institucioneve për kujdes të njerëzve me depresion, shkruan Infokusi.com.
“Shteti me strategji nacionale par parandalimin e vetëvrasjeve duhet të merret më seriozisht sepse kjo strategji nuk funksionin prandaj duhet të funksionalizohet dhe të ndërtohet institucione të kujdesit për shëndetin publik që njerëzit me depresion marrin ndihmën e nevojshme e të parandalohen aktet e vetëvrasjeve” ka përfunduar Peci.
Nga zyra për media brenda Policisë së Kosovës kanë thënë për portalin “Infokusi.com” se personat që kryejnë vetëvrasje në të shumtën e rasteve janë të moshave prej 18 deri 40 vjeçare.
“Sa i përket gjinisë dhe moshës së viktimave të rasteve të vetëvrasjeve, nuk mund të themi se është një moshë e caktuar që dominon edhe pse raste pak më të shpeshta janë ato me viktima të moshave nga 18 deri 40 vjeçare.”, thuhet në përgjigjet e Policisë së Kosovës.
Ndërsa rreth dallimeve në gjini nga zyra për media brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se gjinia mashkullore ka prirje më të madhe të kryejnë vetëvrasje ndërsa për rastet e mbetura në tentativë ka më shumë raste të gjinisë femërore.
Përveç vetëvrasjeve edhe vrasjet mbetën shqetësuese në Kosovë, javë më parë portali “Infokusi.com” kishte raportuar për dukurinë e vrasjeve në Kosovë sidomos vrasjet mes të rinjve(Kliko këtu)/INFOKUSI.


T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...


































