Fatmir Sejdiu për Enver Malokun: 19 vjet borxh ndaj teje
Autori: Gazeta inFokus
15:41 | 11 Janar 2018
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu e ka quajtur Enver Malokun një intelektual, gazetar, njeri i kulturës e politikës, dhe mbi të gjitha si njeri i Lirisë dhe njeri i Kosovës.
Sejdiu është shprehur se Enver Maloku nuk ishte ndalur kurrë dhe nuk u kursye asnjëherë për Kosovën, deri në 11 janarin e kobshëm.
“Qëllimit të keq ia arritën, ia ndalën Lirinë Njeriut të Kosovës, duke ia ndalur Kosovës Njeriun e Lirisë”, ka shkruar ai ndër të tjera në komentin e tij për vrasjen e Malokut.
Edhe sot e 19 vite, thotë Sejdiu, nuk është larë borxhi ndaj Enver Malokut.
Ky është komenti i plotë i Fatmir Sejdiut:
Ia ndalën Lirinë Njeriut të Kosovës, duke ia ndalur Kosovës Njeriun e Lirisë
Janari, padyshim se mbetet nga muajt më të rëndë për vendin tonë, për shoqërinë tonë, posaçërisht kur kujtojmë ata që na i mori padrejtësisht.
Në çdo janar, nga viti në vit, dhembja shtohet edhe më shumë. Dhembje për ata që i kishim, dhe që padrejtësisht s’i kemi.
Padyshim se dhembja është e madhe, porse veprimtaria e tyre bënë krenar gjithsecilin që e deshi lirinë, që e deshi një Kosovë të pavarur.
Çdo kush që e deshi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sot duhet të jetë krenar me intelektualin, gazetarin, njeriun e kulturës, njeriun e politikës, njeriun që e udhëhoqi Qendrën për Informim të Kosovës (QIK), e cila ishte dritarja më reale dhe më e fuqishme në momentet më të nevojshme, për projektet po kështu më të nevojshme, për projektin e madh, për Liri, njeriun e Lirisë, njeriun e Kosovës, Enver Maloku.
Enveri s’kurseu asgjë asnjëherë, në asnjë rrethanë. Ai s’u ndal kurrë. Dora dhe mendja e tij s’pushoi asnjëherë, deri në 11 janarin e kobshëm.
Enverin, e njoha për s ‘afërmi, pata rastin të punoj me të. Të tillë si e njoha në fillim, të tillë e ruajta kujtimin për të përherë.
Ai s’ndryshoi asnjëherë, në asnjë rrethanë. i përkushtuar, punëtor, i vendosur, i drejtpërdrejtë njeri i fjalës dhe i punës.
Synim kishte lirinë e vendit, për të cilën punoi pandashëm e pandalshëm përmjet publicistikës së tij.
Veprimtaria e Enverit ishte në shërbim të lirisë.
Lirinë që e deshi shumë, e që dëshmohet përmes shkrimeve të tij të cilat arritën në çdo cep të botës, si shkrime të guximshme, të fuqishme, të pasura me argumente të bollshme për çdo zhvillim brenda një padrejtësie që jetonim si shoqëri.
Porse, këtë dashuri për lirinë ia ndalën pikërisht ata që se deshën lirinë e Enverit dhe lirinë e Kosovës.
Po aq sa është e padrejtë ndalja e lirisë, padrejtësisht dhe pabesisht iu ndalë jeta edhe vet Enverit.
Duke u kthyer në banesën e tij, pas shpinës shtien mbi të.
Ia ndalën hapin, për t’ia ndalur mendjen e tij, dorën e tij, për ta ndalur Enverin.
Qëllimit të keq ia arritën, ia ndalën Lirinë Njeriut të Kosovës, duke ia ndalur Kosovës Njeriun e Lirisë.
Por, asnjëherë dhe në asnjë rrethanë s’mund ta ndalin veprën e Enverit. Ajo do të jetoj përherë, me lirinë e Kosovës dhe me Kosovën e lirë.
Nëntëmbëdhjetë vjet Kosova e vuan mungesën tënde. Nëntëmbëdhjetë vjet borxh ndaj teje.
Nëntëmbëdhjetë vjet të pritjes për zbardhjen e atyre që bënë aktin më të turpshëm ndaljen e lirisë- Njeriut të Lirisë.



T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...


































