Lajme

Ahmeti flet për të dorëhequrit nga Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 09 January 2018

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar dorëheqjet e fundit në partinë e tij Vetëvendosje.

Pas një mospajtimi në Vetëvendosje dhe publikimit të tij, nga pozitat e tyre udhëheqëse kanë dhënë dorëheqje disa anëtarë të kryesisë, përfshirë edhe Visar Ymerin, nga pozita e kryetarit të partisë.

Megjithatë, Ahmeti thotë se ata mbesin ende anëtarë të partisë pavarësisht largimit nga pozitat.

-Advertisement-

“Mendoj se ka ndodhur një keqinterpretim, sepse ata nuk janë larguar nga VV-ja, por vetëm nga pozitat udhëheqëse dhe mbesin ende anëtarë të partisë”, ka thënë Ahmeti pas një takimi që ka pasur sot me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera