Astrit Gashi: Iniciativa për shfuqizimin e Speciales ishte lojë politike
Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 08 January 2018
Analisti politik Astrit Gashi ka komentuar letrën e shkruar nga kryekuvendari Kadri Veseli lidhur me Gjykatën Speciale dhe ndodhive të fundit në Kuvend ku u iniciua zhbërja e ligjit për Specialen nga disa deputetë.
“Qëndrimi në letër nuk është befasi për mua, që prej ditëve të që ka nisur ky proces, nuk ka pasur konsensus brenda asaj që quhet PAN e që tash është Qeveri, për të shtyrë përpara ligjin që do të rrëzonte Gjykatën Speciale”.
“Në këtë pjesë të konsensusit nuk bën pjesë as Veseli, ka qenë iniciativë, për mendimin tim, nuk ka qenë as iniciativë serioze”.
“Nuk ka qenë iniciativë as e z. Veseli as e z. Haradinaj, po del se as e z. Thaçi”.
Gashi që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës iniciativën e disa deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale e ka cilësuar si jo serioze.
Për më tepër, ai e ka komentuar si lojë politike, që sipas tij, ka pasur dy qëllime kryesore.
“Nuk ka qenë serioze, mendoj që ka qenë, nga ajo që po shohim tash, ka qenë lojë politike që ka pasur dy qëllime, ka pasur paralajmërime që mund të jetë një lojë e tillë”.
“E para çfarë po shoh tash është se në një formë me këtë dramë të krijuar, me reagime të fuqishme të shteteve të Kuintit, në një formë udhëheqësit e shtetit të Kosovës nisur nga presidenti, kanë dashur t’ia prejnë këmbët Gjykatës Speciale”.
“Me ja humb fuqinë dhe peshën, nëse kthehemi në histori, as ndërkombëtarët nuk kanë dashur të krijojnë Gjykatë Speciale pa marrë mbështetjen e disa prej udhëheqësve të UÇK-së”.
“E dyta është me thënë dëgjoni se Gjykatën Speciale nuk e kanë bërë deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk është bërë me insistimin e Thaçit dhe përkrahjen e Veselit, ne deshëm ta prishim por nuk na lanë LDK, Vetëvendosja, mediat, shoqëria civile dhe po ju dërgojnë bashkë miqve të tyre që ndoshta do të përfundojnë në Speciale se nuk është faji i tyre por i gjithë shoqërisë”.
Analisti politik ka thënë se kjo letër e Kadri Veselit nuk mund të cilësohet si tërheqje nga kjo iniciativë që bëri bujë të madhe.
“Kadri Veseli tha se këtë letër e ka pasur të gatshme para Vitit të Ri, nuk po shoh tërheqje por po shoh lojë të koordinuar mes Thaçit, Veselit dhe Haradinajt për të arritur rezultate të tjera e jo për të rrëzuar Specialen”.
“Pa përkrahjen e sponsorëve të Speciales, që nuk janë as LDK, as Vetëvendosja, as shoqëria civile, pa përkrahjen e Thaçit dhe Veselit është e lënduar”.
“Aktakuzat që ka mi qit pas kësaj kam frikën se do të jenë minore se Specialja nuk do të ketë fuqi”.
Gashi insiston se kjo iniciativë e disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk ishte serioze.
“Nuk ka pas kurrë plan me u çu deri në fund, asnjëherë”.
“Nuk besoj se është vetëm z.Veseli, unë besoj së në këto frekuenca është edhe z. Thaçi po edhe z. Haradinaj”.
“Nuk shkon kjo iniciativë se nuk e kanë seriozisht”.
Të tjera
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...
-
Dita e të Pagjeturve dhe Masa*ra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujt...
-
KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë
Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fsha...
-
Drita Millaku, Labinotë Demi Murtezi dhe Ardiana Matoshi nga Vetëvendosje, tri deputetet më pasive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
“Daily Mail” e vlerëson Shqipërinë si perlë të fshehur
Është e lehtë të bindesh për të vizituar një destinacion magjepsës bazuar vet...
-
Tërmeti 6.5 ballësh godet Ishujt Bonin të Japonisë
Një tërmet me magnitudë 6.5 ka goditur Ishujt Bonin të Japonisë të shtunën, n...
-
EULEX: Familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në akt...
-
Gjendet i vd*kur një burrë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
Është gjetur i vdekur një burrë në një banesë në Fushë Kosovë dje. Policia...
-
Kurti: Jam optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpjeguar se si do ta menaxhojë sfidën...
-
Osmani pret në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve të lu*tës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim përfaqësues të familjarëve...