Trump kërcënon palestinezët: ‘Do ndalim financimet’
Autori: Gazeta inFokus
10:41 | 03 Janar 2018
SHBA mund të ndalë pagesat për palestinezët që nuk duan të vijojnë bisedimet për paqen. Në një postim në Twitter, presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA nuk merrte vlerësim dhe as respekt pavarësisht ndihmave të saj për palestinezët.
Ai tha se njohja e qytetit të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit e vendosi çeshtjen kontraversiale jashtë tryezës së bisedimeve për paqen. Palestinezët kanë thënë se lëvizja tregonte se SHBA nuk mund të ishte më një ndërmjetësues neutral i bisedimeve.
Menjëherë pas publikimit të vendimit të Uashingtonit në dhjetor, presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha se ai nuk do të pranonte asnjë plan amerikan paqeje për Lindjen e Mesme.
Vendimi për Jeruzalemin i dënuar gjerësisht edhe në Kombet e Bashkuara, ku 128 shtete votuan kundër përmbushjes së një premtimi elektoral të Donald Trump.
Presidenti amerikan, më herët bëri komente edhe për ndihmat për Pakistanin, ku tha se SHBA kishte marrë vetëm gënjeshtra dhe zhgënjim në këmbim të miliarda dollarëve ndihma. Postimet e Trump në Twitter pasuan komentet e Nikki Haley, e dërguara amerikane në Kombet e Bashkuara, që tha se SHBA do të ndalonte kontributet për agjencinë e Kombeve të Bashkuara që ndihmonte refugjatët palestinezë.
Agjencia merret me programet e edukimit, shëndetësisë dhe ato sociale. SHBA është donatori më i madh qeveritar me rreth 370 milionë dollarë të dhuruara në 2016.
Në një konferencë për shtyp, Haley tha: “Presidenti ka thënë qartë se ai nuk do të japë fonde shtesë ose do të ndalë financimet deri sa palestinezët të pranojnë të kthehen në tryezën e negociatave. Tërheqja e financimeve amerikane do të ketë pasoja të ndjeshme në agjencinë e OKB, pasi SHBA kontribuon me rreth 30 për qind të financave totale të saj. Në 2016, donatori i dytë më i madh, Bashkimi Evropian dha më pak se gjysmën e fondeve të dhuruara nga SHBA.

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
































