Agron Mustafa flet pas sulmit,tregon për marrëdhëniet e tij me dy zyrtarët policorë
Autori: Gazeta inFokus
21:43 | 30 Dhjetor 2017
Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, është deklaruar për herë të parë në një konferencë për media pas sulmit që sot u bë ndaj tij, shkruan Infokusi.com
Mustafa gjatë kësaj konference ka treguar kronologjikishtë sulmin e sotëm.
“Sot në orën 13:00 ka ndodhur një sulm ndaj meje në qendër të qytetit të Prishtinës në një vend ku unë e frekuentoj gati çdo ditë”, ka thënë ai.
Drejtori i PTK-së, ka vazhduar duke treguar se sulmuesit e tij ishin dy zyrtarë të Policisë së Kosovës.
“Pa asnjë arsye polici që nuk ia di emrin por e njohë si “Tarkan” ka thirrur ne emër të shoqëruesin tim dhe pasi jemi ndal është afruar dhe ka filluar të më sulmu me grushta. Ai fizikisht është jo i vogël, më shtyn në tokë dhe më shkelmon ndërsa personi tjetër drejtor kundër krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti e largon shoqëruesin tim dhe ia lejon qasjen Tarkanit të më kap për jakne dhe të vazhdon sulmin” ka shtuar Mustafa.
Mustafa ka thënë se Sahiti gjatë sulmit vazhdimisht ka përdorur fjalë ofenduese ndaj tij ndërsa as edhe një herë nuk ka pas një problem me dy zyrtarët policorë e as me ndonjë policë tjetër në Kosovë.
E sipas tij çdo gjë ishte mirë e organizuar, shkruan Infokusi.com.
” Çdo gjë ka qenë mirë e organizuar pasi brenda në lokal gjendet edhe një polic i cili vetëm shikon”, ka thënë ai
“Jam i shokuar nga ky rast dhe do të doja ta dija vetëm arsyen e këtij sulmi”, ka përfunduar Mustafa./INFOKUSI

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
































