Lajme

Reçica takon partnerët e KES-it në prag të mbledhjes së fundit për këtë vit

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 28 December 2017

Në prag të mbledhjes së radhës së Këshillit Ekonomiko Social (KES), kreu i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica sot ka takuar disa nga parterët e këtij Këshilli.

Ai gjatë ditës në takime të ndara ka biseduar me drejtorin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahinin dhe kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdinin.

Reçica shprehu falënderimet e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe korrekt të BSPK-së, OEK-së dhe të AKB-së me MPMS-në dhe i ftoi që ky bashkëpunim të vijoj edhe në të ardhmen.

-Advertisement-

Këshilli Ekonomiko Social (KES) do të mbajë sot takimin e fundit për këtë vit dhe në lidhje me të, ministri Reçica dhe parterët e këtij këshilli u konsultuan rreth detajeve të nevojshme para fillimit të takimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera