68% e qytetarëve thonë se fati i qeverisë Haradinaj lidhet me demarkacionin
Autori: Gazeta inFokus
14:57 | 25 Dhjetor 2017
Instituti për Hulumtime dhe Analiza ka prezantuar hulumtimin për punën 100 ditore të Qeverisë së Kosovës.
Dorajet Imeri nga ky Institut tha se ky prezantim përfshin 900 të anketuar të pyetur për arritjet dhe sfidat e qeverisë Haradinaj.
Arian Janova, hulumtues i këtij projekti prezantoi 10 pyetjet e këtij prezantimi. Bazuar në të dhënat hulumtimin del se 68 % e qytetarëve thotë që fati i qeverisë së Ramush Haradinaj është i lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.
Tri arritjet më të mëdha konsiderohen sipas qytetarëve konsiderohen të jenë energjetika, shëndetësia dhe stimulimi i prodhimeve vendëse.
32 % energjetika e qytetarëve kanë thënë se shpronësimi në Hade dhe Shipitullë dhe nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” është e arritur e qeverisë Haradinaj, pastaj 28% të arritur shohin edhe në shëndetësi, 17 % te stimulimi i prodhimeve vendëse dhe 10 % në arsim.
Qytetarët janë pyetur edhe sa i përket dështimeve të kësaj qeverie. Si dështimin më të madh 47 % e qytetarëve i shohin shpenzimet e mëdha duke përmendur numrin e madh të ministrave e zëvendësministrave.
Pastaj 28 % mendojnë se dështim është edhe mosliberalizimi i vizave dhe 25% thonë qe qeveria ka dështuar të mundësoj krijimin e vendeve të reja të punës.
Qytetarët kanë vlerësuar Haradinaj si dinamik, transparent, këmbëngulës dhe popullsitë. 900 të anketuarit u pyetën edhe sa i përket dallimeve mes dy qeverive asaj Haradinaj dhe Mustafa.
“Dallimet mes qeverisë Haradinaj dhe Mustafa më 100 ditëshin e parë, Qeveria Haradinaj numrin e vogël të deputetëve të koalicionit ajo Mustafa numrin më te madh të deputeteve të koalicionit; Qeveria Haradinaj ngritjen enorme të shpenzimeve qeveritare, Qeveria Mustafa uljen e shpenzimeve qeveritare; menaxhimi i shpronësimit në Hade dhe Shipitullë, Qeveria Mustafa mungesën e vullnetit të shpronësimit në Hade dhe Shipitullë”, sqaroi Janova.
Ndërsa si sfida të Qeverisë në 100 ditëshin e ardhshëm sipas qytetarëve parashihen të jenë: Demarkacioni me 32%, si problem shihet Gjykata Speciale me 28%, Liberalizimi i vizave me 23%, Asociacioni i komunave serbe me 9%, si dhe Themelimi i Forcave të Armatosura me 8%.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...


































