Fun & Video

I hyri miza në të brendshme, prezantuesja ngre fustanin para shikuesve

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 19 Dhjetor 2017

Të gjithëve u ka ndodhur t’i kapë paniku në momente të veçanta duke menduar se diçka u ka hyrë nën rroba, por një prezantuese rumune ka shtangur shikuesit kur ngriti fustanin dhe shfaqi të brendshmet në transmetim live.

Illinca Vandici ishte para kamerës kur u kap nga paniku duke besuar se kishte një merimangë në të brendshme. Ajo ngriti me lehtësi fustanin e hapur deri në bel, u kthye me shpinë nga kamera dhe bëri lëvizje të shumta në panik.

Prezantuesja u qetësua pak vetëm pasi një burrë, që ishte pjesë e emisionit, iu afrua për të parë nëse kishte me të vërtetë diçka në të brendshmet e saj. Gjithçka kaloi me një të qeshur dhe pasi Vandici rimblodhi veten, vazhdoi transmetimin live të emisionit “Ti ke stilin tënd”.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy