Para fundshkurtit “Vetëvendosja” zgjedh kryetarin
Autori: Gazeta inFokus
09:26 | 18 Dhjetor 2017
Lëvizja “Vetëvendosje” ka mbajtur gjatë ditës së djeshme mbledhjen e XXXI të Këshillit të Përgjithshëm, me ç’rast ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kryetar të ri të partisë. Kryesuesit e kësaj mbledhjeje, ndonëse nuk kanë dhënë ndonjë datë të saktë, kanë bërë të ditur se para përfundimit të muajit shkurt LVV-ja do ta ketë drejtuesin e ri.
Në këtë mbledhje nuk mori pjesë lideri i këtij subjekti, Visar Ymeri e as disa anëtarë të tjerë, si Ali Lajçi, Shqipe Pantina, Dardan Molliqaj, si dhe dy deputetët që tashmë janë në paraburgim, Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi.
Ndërkaq ish-lideri i kësaj partie, Albin Kurti, u paraqit në mbledhje me anë të një letre të dërguar nga burgu për delegatët e Këshillit. Përmes saj ai foli edhe rreth përplasjeve të fundit që kanë ndodhur në lëvizjen “Vetëvendosje” ditëve të fundit. Kurti me këtë rast tha se e ka falur deputeten Aida Dërguti për fjalorin e përdorur ndaj tij, porse është zhgënjyer thellë me qasjen që është përdorur karshi tij. Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Përgjithshëm ka votuar edhe koalicionet e arritura nëpër komuna pas zgjedhjeve lokale.
Kurteshi: LVV-ja i është kthyer normalitetit
Pas gati gjashtë orësh diskutim, gjatë ditës së djeshme ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të lëvizjes “Vetëvendosje”. Me këtë rast kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm, Hydajet Hyseni, duke njoftuar për shpalljen e zgjedhjeve, ka vlerësuar se mbledhja ka shkuar krejtësisht në rregull.

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...































