Rozë

Majlinda Bregu e “zëmëruar”. Kujt ia nxjerr inatin?

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 15 December 2017

Jashtë politikës dhe me një pasion të ri… Bëhet fjalë për ish deputeten e PD Majlinda Bregu, e cila tashmë e nis ditën ndryshe..

Këtë fakt e ka bërë me dije vetë ish-deputetja, e cila që në orët e para të mëngjesit ka postuar një foto nga palestra në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet në super formë fizike. Bregu këtë herë shfaqet ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim në kohën kur ajo ishte ministre e Integrimit apo pjesë e grupit parlamentar të PD, e kuruar në detaje.

Komentet kanë qenë të shumta e një prej tyre, Bregu i përgjigjet se në jetë ka gjëra më të bukura se pushteti dhe partia.

-Advertisement-

Por një detaj tjetër që bie në sy nga postimi i Bregut është dixhitura me të cilën ajo ka shoqëruar foton në “Instagram”, ku ndër të tjera shkruan se palestra e ndihmon të shkarkojë nervat. Dhe natyrshëm lind pyetja: Mos ndoshta janë çështjet politike ato që e shqetësojnë ish-deputeten?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera