Sport

Milani kërkon ish-portierin e Bayernit

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 15 Dhjetor 2017

Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për portierin e Napolit, spanjollin Pepe Reina, përcjell sajti italian “Tuttomercatoweb”.

Milani tashmë ka kontaktuar Reinan, të cilit është i gatshëm t’i ofrojë parakontratë në janar për ta transferuar në fund të këtij edicioni si futbollist të lirë, transmeton Koha Ditore.

Reina shihet si opsion i mirë nga drejtuesit e Milanit, të cilët frikësohen se në fund të edicionit do të mbesin pa portierin Gianluighi Donnarumma.

-Advertisement-

Milani është i gatshëm që Reinas t’i ofrojë kontratë dyvjeçare, me pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh. 35-vjeçari krahas Napolit karrierë ka bërë edhe te Bayerni, Liverpooli, Villarreali e Barcelona.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy