Abuzime seksuale me minorene, një tjetër producent i famshëm nën hetim
Autori: Gazeta inFokus
13:59 | 13 Dhjetor 2017
Departamenti i Policisë në Los Anxheles (LAPD) ka nisur hetimet ndaj regjisorit të njohur francezo-polak, Roman Polanski i dyshuar për ngacmim seksual të një minoreneje në vitin 1975, raportoi dje media amerikane.
“Marianne Barnard pretendon se Polanski ka abuzuar seksualisht me të kur ajo ishte 10 vjeç”, njoftoi e përditshmja amerikane “Los Angeles Times”.
Barnard njoftoi publikisht në Twitter në tetor, se Polanski i kishte bërë foto nudo me vetëm një peliçe në një plazh të Malibus dhe që aty kishte nisur e gjithë kjo ngjarje.
“Po në të njejtin muaj , ajo kishte raportuar incidentin në LAPD”, raportoi “Los Angeles Times”.
Gjatë një deklarate për shtyp , avokati i Polanskit, Harland Braun e quajti atë, një pretendim të rremë.
“Ne kemi kontaktuar me LAPD-në dhe do të nxjerrim në dritë të vërtetën dhe do t’i bëjmë thirrje të bëjnë një hetim të plotë dhe të saktë”, shtoi ai.
Prokurorët zviceranë njoftuan në tetor se kishin nisur hetimet për krime seksuale ndaj Polanskit pas akuzave të një ish-aktoreje që e akuzonte atë për përdhunim në Zvicër 45 vjet më parë kur ajo ishte 15 vjeçe.
Një grua, e identifikuar vetëm si “Robin”, pohoi në gusht se ajo ishte ngacmuar seksualisht nga Polanski në vitin 1973 kur ajo ishte 16 vjeçe.
Në vitin 2010, aktorja britanike, Charlotte Lewis deklaroi se Polanksi e kishte sulmuar atë seksualisht në vitin 1983, kur ajo ishte vetëm një adoleshente.
Polanski u shpall fajtor në vitin 1977, në Kaliforni për marrëdhënie seksuale të paligjshme me një vajzë 13-vjeçare, por ai u largua në Evropë në vitin 1978 përpara se të merrte dënimin.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...































